Parlamenti i Japonisë ka zgjedhur ultrakonservatoren Sanae Takaichi si kryeministren e parë femër të vendit të martën, një ditë pasi partia e saj, e cila po përballet me vështirësi, arriti një marrëveshje koalicioni me një partner të ri, që pritet ta shtyjë më tej bllokun qeverisës drejt së djathtës.
Takaichi zëvendëson Shigeru Ishiban, duke i dhënë fund një boshllëku politik tremujor dhe përplasjesh të brendshme pas humbjes katastrofike të Partisë Liberaldemokrate në zgjedhjet e korrikut, raporton AP.
Ishiba, i cili qëndroi vetëm një vit në detyrë, dha dorëheqjen më herët gjatë ditës bashkë me kabinetin e tij, duke i hapur rrugën pasardhëses.
Takaichi mori 237 vota, katër më shumë se shumica e nevojshme, kundrejt 149 votave të Yoshikoko Noda, kreut të partisë më të madhe opozitare, Partisë Kushtetuese Demokratike të Japonisë, në dhomën e ulët të parlamentit, që zgjedh kryeministrin.


