KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Samiti për Ballkanin Perëndimor mbledh shumë personalitete në Prishtinë
Politikë

Samiti për Ballkanin Perëndimor mbledh shumë personalitete në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 20:33 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agresioni rus ndaj Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve, po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme.

Njerëzimi po lëviz në ujëra të pa eksploruara. Në të njëjtën kohë, ka një diskutim domethënës për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe digjital dhe për forcimin e unitetit të Evropës kundër këtyre sfidave.

A do të jetë Evropa në rrugën e duhur pavarësisht nga pengesat?

Këto janë temat që do të diskutohen të martën në “Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022”, që mbahet në Prishtinë, nën organizimin e gazetës britanike, The Economist dhe në bashkëpunim me Zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, raporton RTKlive.

Këtë vit, për të diskutuar, do të jenë zyrtarë të rangut të lartë nga BE-ja dhe SHBA-ja, krerët e shteteve nga rajoni, institucionet ndërkombëtare, liderët e biznesit dhe financave, akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur rritjen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

Bazuar në agjendën e publikuar nga organizatorët, samiti do fillojë në orën 09:00 për të përfunduar në orën 19:00.

Mes pjesëmarrësve, përveç kryeministrit Albin Kurti, do të jenë edhe redaktorët të The Economist, ish kryeministri i Greqisë, Papandreou, ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Peach, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Gërvalla-Schwarz, ish ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Ben Ami, si dhe shumë zyrtarë e ish zyrtarë të lartë nga Kosova, vendet e Ballkanit, e SHBA-ja, studiues, profesorë e personalitete të ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

TAGGED: Prishtinë, Samiti për Ballkanin Perëndimor
Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?