KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot në Tiranë zbarkojnë liderët evropianë e rajonal, merr pjesë edhe presidentja Osmani  
Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot në Tiranë zbarkojnë liderët evropianë e rajonal, merr pjesë edhe presidentja Osmani  

Kosova News
Kosova News 08:23 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tirana do të presë të martën liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për samitin BE – Ballkani Perëndimor.

republikën e Kosovës në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.

Në draftin e deklaratës që pritet të nxirret në fund të samitit të Tiranës u bëhet thirrje të dyja shteteve për t’i kontribuuar paqes.

Mes pjesëmarrësve në Samit do të jenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, por edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, një kritik i politikave të BE-së.

Pjesëmarrës të tjerë që do të përfaqësojnë vendet e BE-së janë: kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer, kryeministri i Belgjikës, Aleksandër de Croo, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, kryeministri i Maltës, Robert Abel, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersso.

Temat kryesore për të cilat do të diskutohet në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë do të kenë në fokus luftën në Ukrainë, migracionin, luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe përforcimin e sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Bazuar në agjendën e publikuar, për në orën 10:15 është paraparë mbërritja dhe mirëpritja zyrtare, nga ora 11:00 është planifikuar diskutimi e shkëmbimi i mendimeve, nga 11:45 fotografia e përbashkët, nga 12:15 seanca plenare dhe dreka e punës, kurse nga 14:30 konferenca për shtyp.

Në krye të rezolutës që pritet të miratohet në Samitin e Tiranës do të trajtohet çështja e agresionit rus në Ukrainë.

Në pikën e parë të draftit të këtij dokumenti që e ka siguruar KOHA, theksohet se lufta e përshkallëzuar e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane e globale dhe nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një nga pikat e draft-deklaratës theksohet se qëndrimi së bashku me BE-në është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë, ndërsa Rusia përshkallëzon luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

Në pikën e tretë fokusi vihet tek demokratizimi i vendeve të rajonit.

Ditën kur do të organizohet samiti, në Tiranë do të zhvillohet një protestë e thirrur nga opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE-në, përkitazi me degradimin e demokracisë dhe rritjen e krimit e korrupsionit në Shqipëri.

Rreth 1500 efektivë të Policisë dhe forcave të tjera të sigurisë pritet të jenë në terren për ta siguruar mbarëvajtjen e Samitit. Nivelet e masave të sigurisë do të jenë gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë ishte ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, apo edhe Papa Françesku.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtari i dytë policor dëshmon për rastin e Banjskës
14:16 -09/06/2025
Nesër fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, OEK fton bizneset për pjesëmarrje
14:15 -09/06/2025
Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?
14:12 -09/06/2025
Manchester United dhe Barcelona, gati për shkëmbimin e bujshëm ky futen dy lojtarë të rëndësishëm
14:08 -09/06/2025
“Marrëveshja bërthamore”, Irani do t’i paraqesë kundërpropozim SHBA-së
14:05 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?