KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sallahu: Vetingu është dera drejt një drejtësie së përgjegjshme
PolitikëSiguri

Sallahu: Vetingu është dera drejt një drejtësie së përgjegjshme

Kosova News
Kosova News 11:51 -21/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Blerim Sallahu, mori pjesë në konferencën “30 vite partneritet dhe progres”, në Tiranë, ku u diskutuan marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit të Venecias, si dhe sfidat e reformës në drejtësi.

Sallahu e vlerësoi konferencën si “një moment kyç për të diskutuar thellësisht mbi raportin me Komisionin e Venecias dhe rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë”.

Sallahu theksoi se vettingu nuk është thjesht një procedurë administrative për verifikimin e pasurisë apo integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por një proces më i thellë.

“Vettingu është një akt i thellë i pastrimit, një përpjekje për të rritur besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës”, tha ai.

Duke cituar filozofin francez Montesquieu, ministri shtoi: “Një gjë nuk është e drejtë sepse është ligj, por duhet të jetë ligj sepse është e drejtë”.

Sipas tij, për të pasur të drejta, duhet të kemi njerëz të drejtë që i zbatojnë ato.

Sallahu vuri në dukje se vettingu ka ekspozuar plagët e sistemit gjyqësor, përfshirë konfliktin e interesit, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë.

Ai kujtoi edhe fjalët e Vojslav Havel: “Shpresa nuk është bindja se diçka do të shkojë mirë, por siguria që diçka ka kuptim, pavarësisht se si përfundon”.

“Vettingu ka kuptim sepse është një përpjekje për të ndarë të drejtën nga e padrejta, për të ndarë shërbimin publik nga përfitimi personal”, u shpreh ai, duke iu përgjigjur kritikave se procesi ka krijuar boshllëk në sistemin e drejtësisë.

“Ka nga ata që thonë se vettingu ka sjellë një boshllëk në sistemin e drejtësisë, por më mirë një boshllëk i përkohshëm sesa një drejtësi e kalbur”, theksoi Sallahu.

Ai nënvizoi nevojën për një drejtësi që nuk i shërben pushtetit, por të drejtës.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një drejtësi që nuk trembet nga e vërteta, për një drejtësi që nuk është e verbër ndaj padrejtësisë, por e ndjeshme ndaj dhembjes së qytetarëve. Vettingu është dera që hapet për një sistem të ri, të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Kosova News 21/10/2025 21/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?