KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sallahu: PZAP legjitimoi keqpërdorimin e votave me postë, të orkestruara nga LDK-ja
Lajme

Sallahu: PZAP legjitimoi keqpërdorimin e votave me postë, të orkestruara nga LDK-ja

Kosova News
Kosova News 22:07 -19/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për anulimin e 18 mijë votave të LDK-së me postë.

Sallahu, ka thënë se PZAP ka vendosur legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK-ja.

“PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Sallahu në një postim në Facebook.

Sipas tij, PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra te provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur.

“PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se  Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit  dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitikë”, ka shkruar ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka hedhur si të pabazuar ankesat e subjekteve politike të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe PDAK-LPB.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se e ka hedhur si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, me të cilën ka kërkuar anulimin e rezultatit të votave me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj, saktësisht 18 mijë e 933 vota.

PZAP ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.

“REFUZOHET si e pabazuar ankesa A.nr.641/2025 e datës 17.03.2025 e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, e parashtruar kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me seli në Prishtinë, Nr.01/727-2025, të datës 15 mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09.02.2025, me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhëroj KQZ-në të të përsërisë votimin me postë në tërësi dhe të largojë nga lista e kandidatëve të LDK-së kandidatët e cekur me emër dhe mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me votat e ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK t’i zëvendësojë kandidatët e larguar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

PZAP bën të ditur se refuzohet se e pabazuar ankesa e parashtruar nga LVV-së kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës lidhur me PDK-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin PZAP-it, i cili konfirmon se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të manipuluar dhe delegjitimuar procesin zgjedhor ishin të pabazuara dhe shpërfaqin mosgatishmërinë e tyre për të pranuar vullnetin e mërgatës sonë.

Sipas kësaj partie, ky akt e dëshmon se pretendimet e tyre ishin thjesht një përpjekje për të mbrojtur organizimin e vetëm partiak të manipulimit të votës së mërgatës të dokumentuar me video

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

Del tymi i bardhë – zgjidhet Papa i ri

Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës

Kosova News 19/03/2025 19/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Finalja PSG-Inter: Beteja që mund të vendosë ‘Topin e Artë’ – por në garë mbetet edhe Yamal
19:32 -08/05/2025
X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë
19:28 -08/05/2025
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme
19:25 -08/05/2025
HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri
19:22 -08/05/2025
Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë
19:20 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?