KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sallahu: Po kryen inspektimet për të larguarit, do të merren masat adekuate
Siguri

Sallahu: Po kryen inspektimet për të larguarit, do të merren masat adekuate

Kosova News
Kosova News 12:39 -13/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, në një konferencë për media, kanë dhënë informacione për arratisjet e fundit t dy tëë burgosurve nga qendrat korrektuese të tipit të hapur.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke folur për dy largimet nga qendra korrektuese të tipit të hapur, tha se Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë është në vendngjarje dhe sapo të marrim raportin, do të merren vendimet adekuate. Sipas tij largime kanë ndodhur në të kaluarën dhe kjo mund të ndodh edhe në të ardhmen.

Dy të larguarit tha Sallhu, ishin të integruar dhe se ishin pjesë e institucioneve korrektuese të hapura. Ai tha se qendra korrektuese të tipit të hapur nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë, sepse qëllimi është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit. 

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, tha se ditëve të fundit ka patur dy largime nga institucionet e tipit të hapur. Ai tha se Faton Hajrizi dhe i dënuari tjetër e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të vikendit në shtëpi kur janë larguar nga institucionet e tipit të hapur. 

Ai deri sa foli për të larguarit, tha se pavarësisht lartësisë së dënimit, kur një i burgosur përfundon gjysmën e dënimit dhe ka sjellje të mira, obligohen që t’ia mundësojnë kalimin e vikendve në shtëpi.

Dibrani tha se i dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej 25 vitesh, ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2012 dhe sipas legjislacionit në fuqi i dënuari i cili kalon 1/2 e dënimit, ka të drejtë ta kalojë vikendin në shtëpi.

Ai tha se Hajrizi disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar vikendin në shtëpi por është rikthyer në burg.

Dibrani, foli edhe për të arratisurin tjetër, Ujkan Mataj i dënuar më 11 vjet burgim pas ai kishte ndihmuar Kamer Metajn të kryejë grabitje në një bankë në Istog, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Izet Demaj si dhe njëri grabitës i bankës, por i njëjti në janar të këtij viti e ka fituar të drejtën për ta shfrytëzuar vikendin në shtëpi.

Edhe Dibrani tha se Inspektorati dhe Shërbimi Korrektues po zhvillojnë hetimet e brendshme lidhur me këto raste, por se hetime po zhvillojnë edhe institucionet e sigurisë.

Drejtori i ShKK-së: Të arratisurit e kishin të drejtën e shfrytëzimit të vikendit në shtëpi

Gjithashtu lexoni:

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kosova News 13/07/2024 13/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?