KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sali Berisha nga arresti shtëpiak: Edi Rama vendosi në kontroll të plotë drejtësinë
Rajon

Sali Berisha nga arresti shtëpiak: Edi Rama vendosi në kontroll të plotë drejtësinë

Kosova News
Kosova News 22:56 -27/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës tubimi i 27-të në rrugën ku banon ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha në mbështetje të tij, kundër masës arrest shtëpiak.

Berisha, në nisje të fjalimit të tij akuzoi Edi Ramën se ka vendosur nën kontroll të plotë sistemin e drejtësisë.

“Ju në këtë rrugë po mbroni të vërtetat më të mëdha të njeriut, të qytetarit, të atdhetarit, po mbroni të vërtetat më të mëdha të shoqërisë, të kombit dhe vendit tone”, ka thënë ai para mbështetësve të tij.

“Në rrafshin e mendimit, diktaturat janë universe mashtrimi, shoqëritë e lira, demokracitë janë universe të të vërtetave. Ndaj dhe këtu në rrugën tuaj, në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores, po përballen dy universe sot”.

Duke iu drejtuar atyre, Berisha është shprehur se “çdo ditë, çdo natë që vini është një sakrificë për ju, por është një sakrificë e cila vendoset në themelet e pluralizmit të dytë shqiptar, pluralizmit i cili ekzistonte, të cilën e solli PD, demokratët shqiptarë në vitin 1990”.

“Por që e vërteta është se, Edi Rama arriti të zëvendësojë thelbin e këtij sistemi me narkoshtetin, me regjimin e bandave, krimit, vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve. Në këtë arritje, Edi Rama së pari ia doli që në Shqipëri të vendosë një raport shkatërrimtar për lirinë, për demokracinë, për dinjitetin e shqiptarëve, raportin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim”.

Ai mes tjerash ka thënë se pa votën e lirë nuk ka të ardhme, nuk ka dinjitet, nuk ka prosperitet e as zhvillim.

“Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë. Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha”.

“Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë. De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë”. 

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 27/01/2024 27/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?