Gazetari i Gazmend Sahiti përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me punësimet që po bëhen në Qendrat Shëndetësore në Komunen e Prizrenit nga ana e koalicionit që po qeverisë me këtë komunë PDK-AAK. Sahiti e ka quajtur SKANDAL duke thënë se Qendrat shëndetësore në Prizren kanë kaluar në pronësi private të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës dhe se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është duarlidhur pasi nuk mund të ndikojë për shkak të marrëveshjeve partiake.
“SKANDAL/ Qendrat shëndetësore në Prizren kanë kaluar në pronësi private të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo dhuratë për AAK është për shkak të marrëveshjes së Koalicionit me PDK në Komunën e Prizrenit. Për këto punësime kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është duarlidhur pasi nuk mund të ndikojë për shkak të marrëveshjeve partiake.”
Gazetari Sahiti ka akuzuar drejtoreshën e shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Burbuqe Krasniqi Berisha e cila është motra e Kryetarit të AAK për Prizrenin Besnik Krasniqi për punësime të kurdisura dhe pa kurfar kriteri duke thënë se Burbuqe Berisha fillimisht merr personat në punë dhe më pas hap konkursin.
“Aktualisht qendrat shëndetësore janë nën administrimin e AAK, ndërsa në krye të punësimeve për stafet ndihmëse, (infermierët) është ngarkuar, Burbuqe Krasniqi Berisha, (motra e Kryetarit të AAK për Prizrenin Besnik Krasniqi). Burbuqe Berisha fillimisht merr personat në punë dhe më pas hap konkursin. Një rast i ngjashëm po ndodh tani. Në një nga qendrat shëndetësore në Prizren janë punësuar 3 infermiere, (anëtare të AAK Prizren), por konkursi për këto infermierë do të hapet në datën 3 korrik nga Komuna e Prizrenit! Ndërkohë që të dhënat tashmë janë bërë gati për konkursin dhe Komuna e Prizrenit pret vetëm datën 3 Korrik për të miratuar farsën e drejtoreshës…” ka shkruar gazetari Sahiti në rrejtin social facebook.