Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë thirrje për aplikim për logon e re të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se “identiteti i ri” nuk është vendos më herët që të bëhet shpallja vetëm “sa për sy e faqe”, andaj ju ka bërë thirrje të gjithë ideatorëve që të aplikojnë për logon e re të komunës.
”Logoja e re e Prishtinës nuk është gati. Identiteti i ri nuk është vendos më herët që tash e kemi shpallë thirrjen sa për sy e faqe. E di qysh është me qenë në sektor dhe me hezitu me apliku në tendera të institucioneve. Më keni shkru pa fund: a ja vlen? PO! Aplikoni. Më pyetni çkado që keni nevojë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sahatçiu ka apeluar tek të interesuarit që të mos humbin mundësinë të jenë pjesë e krijimit të identitetit të qytetit të Prishtinës.