KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sabri Hamiti prezanton projektet aktuale albanologjike
Kulturë

Sabri Hamiti prezanton projektet aktuale albanologjike

Kosova News
Kosova News 21:12 -21/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e tretë të Seminarit të Gjuhës, akademik Sabri Hamiti ka prezantuar projektet aktuale albanologjike. Për projektin `Enciklopedia Shqiptare` folën edhe akademikët Mehmet Kraja edhe Nysret Krasniqi. Ky projekt është nënshkruar në vitin 2022 nga kryeministrat e dy Qeverive, Kosovës e Shqipërisë, ndërsa zbatues të saj janë Akademitë e Shkencave të të dyja vendeve.

Historia e letërsisë shqiptare është projekti më i madh afatmesëm i seksionit të gjuhësisë dhe të letërsisë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kjo histori trajton letërsinë shqipe 5 shekullore në plotëni që nga fillimi e deri më sot. Kështu ka deklaruar akademik Sabri Hamiti, në ditën e tretë të Seminarit të Gjuhës, gjatë prezantimit të projekteve aktuale albanologjike.

“Historia e Letërsisë Shqipe e ASHAK-ut synon hartimin e një vepre kapitale të shkruar me kritere akademike dhe estetike. Kjo vepër nuk synon sublimimin e dijeve të deritashëm për Letërsinë Shqipe që do ta bënte një Enciklopedi utilitare, nuk kërkon bërjen e një  kronologjie që do ta bënte një bibliografi kritike, nuk kufizohet në trajtimin e formave që do ta bënte mirë një Poetik Letrare, por duke lidhur Enciklopedinë me Poetikën e kurorizon dëshminë të dhënat i trajton autorët dhe veprat në një lexim dhe shkrim lexim por edhe estetik duke krijuar sitetim e kësaj Letërsie”, ka theksuar ai.

Për projektin `Enciklopedia Shqiptare` folën edhe akademik Mehmet Kraja edhe Nysret Krasniqi. Ky projekt është nënshkruar në vitin 2022 nga kryeministrat e dy Qeverive, Kosovës e Shqipërisë, e që zbatues të saj janë Akademitë e Shkencave te të dyja vendeve.

“Projekti ka  afat realizimi 5 vjet, mendoj që është afat i shkurtër dhe nuk besoj që do të realizohet për 5 vjet dhe do të përfshijë dije normative të të gjitha fushave të Albanologjisë, Historisë, Trashëgimisë Kulturore, Politikës, Ekonomisë, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës dhe Shkenca të Teknikës, fushës Juridike, Mjekësisë, Arismit, Kulturës, Sportit, Komunikimit Masiv etj”, ka theksuar Kraja.

Kurse Krasniqi, ka thënë se letërsia shqiptare e Kosovës, padyshim pjesë e pandarë e letërsisë shqipe por e krijuar me kushtëzime e rrethana dallueshme gjeografike, historike, politike, nga letërsia që është krijuar në Shqipëri, domosdo ka krijuar specifika të saj ideore stilistike dhe si rrjedhojë kushtëzon në formë të veçantë, apo një njohje autonome e cila bëhet e domosdoshme për trajtimin adekuat lëndës së saj në kuadër të një projekti deri tash të munguar Enciklopedik.

“Duke i marrë në dijeni këto fenomene, redaksia e fushës letrare, deri më tani, ka punuar, studiuar në tri shtylla themelore kërkimore  e studimore. 1. Përcaktimi i fenomeneve mbizotëruese që shquajnë korpusin letrar të Kosovës, 2. Përcaktimi i autorëve dhe i personaliteteve letrare të Kosovës dhe 3. Kriteret e përfaqësimit të autorëve letrar të Kosovës në Enciklopedinë Shqiptare”, ka thënë ai.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që këtë vit shënon jubileun e 50  të tij ka vazhduar edhe me prezantimin e shumë albanologëve nga Kosova e Shqipëria dhe mbarë bota, por edhe studiues të gjuhës, letërsisë, etnologjisë, artit e kulturës shqiptare.

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt

Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

Kosova News 21/08/2024 21/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve
11:22 -19/06/2025
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
11:06 -19/06/2025
Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Edhe një përpjekje e dështuar për konstituimin e Kuvendit
10:45 -19/06/2025
Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer
09:44 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?