KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së
Politikë

Saathoff: Gjermania planifikon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 17:01 -22/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania pret që Kosova shumë shpejt do të konstituoj Kuvendin e Kosovës dhe do të formoj qeverinë e saj të re. Kështu tha sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai gjatë vizitës në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP) tha se për shtetin gjerman është e rëndësishme që të kenë partner të besueshëm për bashkëpunim.

Për ne është me rëndësi që të kemi partner të besueshëm me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të cilin ne mund ta shoqërojmë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Prandaj, ne shpresojmë shumë që së shpejti do të ketë edhe një parlament dhe një qeveri dhe e dimë po ashtu që edhe mund të ketë sfida por të cilat do t’i tejkalojmë së bashku”, tha ai.

Sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff tha se Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm në mes të të dyja vendeve.

Shndërrimit i këtij kampi të mëparshëm gjerman në një vend të inovacionit, të kulturës dhe punësimit është shembull i orientuar sidomos kah e ardhmja është një rast unik dhe shembull i bashkëpunimit tonë shumë të mirë zhvillimor, po ashtu është edhe një shenj e bashkëpunimit tonë të suksesshëm në mes të dy vendeve tona dhe besimit të Kosovës në Gjermani…Isha jashtëzakonisht i impresionuar me ato që kanë ndodhur këtu në këtë vend këtu përveç se kisha lexuar tashmë pash me sytë e mijë se ka një sërë ndërmarrjes më shumë se 60 ndërmarrje të stacionuar këtu me më shumë se 430 persona të punësuar kryesisht të rinj”, tha ai.

Sekretari parlamentar gjerman tutje theksoi se shteti i tij planifikon të jap kontribut në përpjekjet e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, që nga viti 1999 Gjermania e ka mbështetur Kosovën me një shumë prej 900 milionë eurosh në programe të ndryshe.

“Arsimi profesional dual të cilin e kemi themeluar dhe këtu e kemi nisur në Kosovë, pra në kuadër të këtij programi ka nxënës që në vitin e kaluar kanë diplomuar në 12 drejtime të ndryshme të arsimit profesional dhe janë kualifikuar për një profesion të caktuar….Bashkëpunimi të cilin e përmenda nënkupton edhe diçka tjetër, nënkupton një fokus më të shtuar në bashkëpunim tonë për të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme edhe fusha të tjera sikurse janë energjia e ripërtritshme. Klima apo jo zhvillim i qëndrueshëm urban dhe sistemi administrativ modern. Nga viti 1999 Gjermania ka kontribuar në përgjithësi me një shumë prej 900 milionë eurosh për program të ndryshme të përbashkëta të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të këtij vendi. Qeveria gjermane planifikon edhe në të ardhmen të jap kontributin e saj duke ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për tu përafruar me BE dhe për të forcuar këtë rrugë drejt anëtarësimit të plotë“, theksoi sekretari parlamentar i shtetit gjerman.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Qendra për Inovacion dhe Trajnim është hap i rëndësishëm për zhvillim rajonal në Ballkanin Perëndimor

Hajdari theksoi se Kosova e sheh Gjermaninë si partner kryesor për zhvillim të shpejt dhe integrim në familjen evropiane

Sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman. pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff ka paraparë takime me krerë shtetëror e shoqërinë civile si dhe vizita në projekte të mbështetura nga qeveria gjermane.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 22/08/2025 22/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?