KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Sa do të zgjasin bombardimet, çka mund të dalë gjatë rrugës”: Kujtime nga selia e NATO-s
Lajme

“Sa do të zgjasin bombardimet, çka mund të dalë gjatë rrugës”: Kujtime nga selia e NATO-s

Kosova News
Kosova News 11:52 -24/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Sa do të zgjaste, cila do të jetë siguria e popullit në Kosovë, çka mund të dalë gjatë rrugës”. Këto ishin mendimet që i silleshin në kokë atij që mbante pozitën e zëdhënësit të NATO-s, në kohën kur aleanca më e madhe ushtarake vendosi të bombardojë caqet serbe.

“Të përfshihesh në një luftë është kohë ankthi për të gjithë”, kujton sot në një intervistë, Jamie Shea, i cili thotë se ndjenja kryesore më 1999 ishte se “nuk ka alternativë”.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) vendosi të intervenoi në Kosovë me qëllim që të ndalë terrorin që po shkaktohej nga forcat serbe, në luftën e viteve 1998/99.

NATO-ja po ndërmerrte operacionin e dytë më të madh luftarak – pas atij në Bosnje e Hercegovinë më 1995.

Aleanca, për herë të parë po vepronte me forcë ushtarake pa miratimin e shprehur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Jamie Shea, zëri i NATO-s gjatë kohës së bombardimeve, kthehet në kohë dhe kujton se ajo periudhë ishte shqetësuese për të gjithë.

Por, a ishte vendimi i duhur sipas tij?

“Ishte një moment që të bënte të mendoheshe. Sa do të zgjaste? A do të ishte e suksesshme NATO? Po, strategjikisht, por sa javë? Çfarë mund të kishte në terren në ndërkohë? Çfarë mund të kishte në terren në ndërkohë? Cila do të ishte siguria e popullit të Kosovës? Këto ishin të gjitha gjëra shumë shqetësuese. Të përfshihesh në një luftë është një kohë ankthi për të gjithë. Por nga ana tjetër, ndjenja ime kryesore ishte se nuk kishte alternativë. NATO kishte investuar shumë në besueshmërinë e saj për të qenë e gatshme të përdorë forcën nëse kishte një arsye të mirë dhe ishte absolutisht e nevojshme”, thotë Jamie Shea.

“Aleatët ishin të bashkuar sepse, sigurisht, ai vendim duhej të merrej me konsensus. Dhe për dikë si unë që kam jetuar, e dini, përmes viteve të tmerrshme të Bosnje e Hercegovinës, siç e përmenda, e dini, me masakrën e Srebrenicës, me vonesën e punës, me hezitimin, me mandatet kontradiktore, kurrë duke përdorur forcën në mënyrë vendimtare, gjëja kryesore mbi të gjitha ishte të mos kemi atë përvojë të frikshme të dekurajimit përsëri. Dhe këtë herë, për të marrë një veprim vendimtar në emër të të drejtave të njeriut. Dhe mendoj se ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë NATO-ja. Dhe mendoj se Kosova sot e vërteton plotësisht që ai ishte vendimi i duhur për t’u marrë”, thotë ish-zëdhënësi i NATO-s.

Vendimi për bombardime erdhi pas përpjekjeve të Richard Holbrooke – i dërguari i presidentit amerikan Bill Clinton – për ta bindur Sllobodan Millosheviqin për armëpushim. Përpjekjet nuk patën sukses, kështu, sekretari i atëhershëm i NATO-s, Javier Solana dha autorizimin për sulmet ajrore, të cilave iu priu gjenerali amerikan Wesley Clark.
Amerikanët thanë se forca ishte e nevojshme për ta ndaluar agresionin që serbët po e bënin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimet e NATO-s, të nisura më 24 mars 1999, zgjatën 78 ditë – deri në Marrëveshjen e Kumanovës. Kjo marrëveshje shënoi kapitullimin e Serbisë duke bërë që forcat e saj të largohen nga Kosova.

Marrëveshja e atëhershme ishte negociuar në mes të KFOR-it dhe zyrtarëve ushtarakë të ish-jugosllavisë. Kjo edhe e solli vendimin që në Kosovën e shkatërruar nga lufta të zbarkojë një forcë paqëruajtëse ndërkombëtare. Sigurisht, e udhëhequr nga NATO-ja.

Për ish-zëdhënësin e NATO-s, i cili kishte qëndruar në Kosovë në qershor të vitit 1999, Kosova sot ka përparuar goxha.

“Dhe kur jam në Prishtinë, jo aq shpesh sa do të doja, e dini, a shoh përparim? Absolutisht. Rrugë të reja, hotele të reja, ndërtesa të reja, zyra qeveritare, njerëzit duken më mirë, njerëzit sigurisht janë veshur shumë më mirë. Ata nuk janë miliarderë, por sigurisht duken më të pasur se njerëzit e traumatizuar që zbulova kur vizitova Prishtinën në qershor 1999. Menjëherë pas fushatës ajrore, ka një popullatë të re shumë të gjallë, ka institucione arsimore kudo, vërtet është një ndjenjë e një kulture të shoqërisë e cila është, në lëvizje, dinamike, ka probleme, por po shikon përpara. Pra, po, unë shoh përparim”, thotë Shea./kp/

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Kosova News 24/03/2025 24/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?