KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia sulmon Ukrainën me dronë për ditën e katërt radhazi
Botë

Rusia sulmon Ukrainën me dronë për ditën e katërt radhazi

Kosova News
Kosova News 09:13 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa rajone të Ukrainës lëshuan alarmet për sulme ajror në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, pasi Rusia lëshoi një rund të ri sulmesh me dronë të prodhuar nga Irani. Zyrtarët rajonalë raportuan se këto sulme shkaktuan dëme dhe lëndime.

Gjashtë dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës mbi qytetin Kriviy Rih në rajonin Dnipropetrovsk në jug të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, në Telegram.

“Megjithatë, nuk ishte e mundur të shkatërroheshin të gjithë dronët dhe një kompani e shërbimeve u dëmtua në Kriviy Rih”, shkroi Lysak.

Ai shtoi se një kompani lokale e transportit dhe disa ndërtesa u dëmtuan gjithashtu, ndërsa u shkatërruan pajisje speciale industriale. Një burrë 56-vjeçar pësoi lëndime të lehta, tha Lysak.

Kreu i Këshillit të Mbrojtjes së Kryviy Rih, Oleksandr Vilkul, tha në Telegram se, pavarësisht dëmeve, shërbimet komunale në qytet po punojnë.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar 16 nga 17 dronët e prodhuar nga Irani të përdorura nga Rusia në rundin e fundit të sulmit.

Dita e katërt radhazi e sulmeve ruse më dronë erdhi një ditë pasi të paktën dy persona u vranë, disa u plagosën dhe u shkaktuan dëme materiale në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës.

Në fushëbetejë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se trupat e saj zhvilluan 30 beteja luftarake gjatë 24 orëve të fundit në rajonin lindor të Donjeckut, ku luftimet e ashpra kanë vazhduar pandërprerë.

“Armiku vazhdon t’i përqendrojë përpjekjet e veta kryesore sulmuese drejt Kupyanskut, Lymanit, Bahmutit, Avdivkas dhe Maryinkas. Betejat e ashpra po vazhdojnë”, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin ditor.

Ndërkohë, Pentagoni tha më 13 korrik se grupi mercenar Eagner, anëtarët e të cilit kanë luftuar në disa nga betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme në zonën e Bahmutit, nuk po merr pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë në mënyrë domethënëse pas rebelimit të armatosur para më shumë se dy jave.

“Në këtë fazë, ne nuk shohim që forcat Eagner po marrin pjesë në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Pas rebelimit të 23 dhe 24 qershorit, luftëtarëve të Eagnerit thuhet se iu ofrua opsionet për të shkuar në mërgim, për t’u bashkuar me forcat e rregullta të Rusisë ose për t’u shpërbërë, shkruan REL.

E ndërkohë që Ukraina po kryen operacione kundërsulmuese në disa zona të frontit, ushtria ukrainase tha se ka marrë municionet thërrmuese të premtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sapo i kemi marrë, nuk i kemi përdorur ende”, tha gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, kreu i komandës jugore të Ukrainës, në një intervistë për CNN, duke iu referuar municioneve thërrmuese kontroverse.

Ai shtoi se forcat ruse e kuptojnë se kjo do t’ia japë Ukrainës një avantazh dhe do “ta ndryshojë rrënjësisht” situatën në fushën e betejës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar thanë se do të dërgonin bomba thërrmuese në Ukrainë, pavarësisht shqetësimeve për rrezikun afatgjatë për civilët. Forcat ukrainase nuk do t’i vendosin ato në zona shumë të populluara, tha Tarnavskiy.

Gjermania, më 13 korrik, tha se ndihma shtesë ushtarake, përfshirë municione dhe armë vetëlëvizëse kundërajrore Gepard, do t’i jepen Ukrainës. Në një deklaratë të qeverisë u tha se “iniciativa e Gjermanisë për ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë” tani arrin në 5.4 miliardë euro.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?