KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia: S’ka stabilizim afatgjatë në Kosovë shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së
Politikë

Rusia: S’ka stabilizim afatgjatë në Kosovë shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së

Kosova News
Kosova News 08:52 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia nuk e sheh mundësinë e stabilizimit afatgjatë në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko.

Sipas Grushkos, kryeministri i Kosovës po mbështetet te shefat e tij, duke aluduar në Uashingtonin dhe Brukselin, për të rritur, siç thotë ai, presionin ndaj Beogradit.

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështet te shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë ai.

Grushko ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadalshëm dhe joparimor.

“Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, përfundoi Grushko.

Të dielën në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Rreth 30 sulmues të armatosur u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Në aksionin e Policisë së Kosovës, zyrtarisht janë të konfirmuar tre sulmues të vdekur. U arrestuan tetë persona. Katër prej tyre u liruan në mungesë provash. Gjatë operacionit u gjet një sasi e madhe armësh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se është përgjegjëse për organizimin e një grupi serbësh të armatosur.

Gjithashtu lexoni:

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?