KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia me sulm të madh ajror në Lviv të Ukrainës, ndërtesat në flakë dhe të paktën 3 të vdekur
Botë

Rusia me sulm të madh ajror në Lviv të Ukrainës, ndërtesat në flakë dhe të paktën 3 të vdekur

Kosova News
Kosova News 10:54 -15/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë në rajonet e Lviv në Ukrainën perëndimore dhe Volyn në veriperëndim të vendit, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, thanë zyrtarët.

Tre persona kanë vdekur dhe shumë janë shtruar në spital në Lutsk pasi goditjeve, tha Yurii Pohulyaiko, guvernator i rajonit Volyn, qendra administrative e të cilit është Lutsk, në një postim në Telegram.

Rajoni Volyn, në veri të Lviv, kufizohet me Poloninë, një anëtare e NATO-s. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka viktima nga sulmi ajror rus në rajonin e Lviv, por mbi 100 shtëpi u dëmtuan dhe një kënd lojërash u shkatërrua.

“Shumë raketa u rrëzuan, por pati edhe goditje në Lviv,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Andriy Sandovy përmes Telegram, duke shtuar se ishin dhënë urdhra për të evakuuar të paktën një ndërtesë apartamentesh ku shpërtheu zjarri. Ai ka postuar një video në të cilën shihet një krater përballë një ndërtese të lartë, ku thuajse të gjitha xhamat janë thyer.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se forcat e saj shkatërruan 16 nga të paktën 28 ​​raketa të lëshuara nga Rusia. Nuk dihej menjëherë se sa raketa u hodhën në Lviv dhe Volyn.

? Fire on the roof of a house in Lviv. The consequences of a #Russia missile attack. #Ukraine pic.twitter.com/kpnK1cdZtO

— Slava Ukraini ?? Making Spaces Great Again ? (@Heroiam_Slava) August 15, 2023

Më herët, guvernatori i rajonit të Lviv Maksim Kozytskyi tha se “shumë raketa ruse” ishin drejtuar drejt zonës.

Deri në korrik, rajoni i Lvivit, i cili është larg vijës së frontit dhe kufizohet me Poloninë në perëndim, rrallë herë ishte objektiv i sulmeve ajrore ruse. Megjithatë, në korrik, shtatë persona u vranë kur një raketë goditi një ndërtesë apartamentesh.

Lviv, NOW. Russian missiles just hit residential block. pic.twitter.com/NGgypXqXTw

— Dimko Zhluktenko ?? (@dim0kq) August 15, 2023

Mediat ukrainase raportuan se sipas informacioneve fillestare, sulmi i sotëm është sulmi më i madh ajror në rajonin e Lvivit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte menjëherë këtë informacion në mënyrë të pavarur. Gjatë një operacioni u plagosur të paktën dy persona, në një sulm ajror rus në qytetin Lutsk, në rajonin e Volyn, siç raportohet nga autoritetet lokale në Telegram.

4:00 am. Russian cruise and ballistic missiles attack residential buildings and industrial enterprises in Lviv, Lutsk, and Dnipro. Deliberate large-scale attacks on civilians. Solely for the sake of killing and psychological pressure. This is an undeniable manifestation of the… pic.twitter.com/B9EH7ZmmNZ

— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) August 15, 2023

Sirenat e mbrojtjes ajrore ranë në të gjithë Ukrainën për rreth dy orë, rreth orës 2 të mëngjesit ( me orën lokale).

Të paktën një person u plagos si rezultat i një sulmi rus në rajonin Dnipropetrovsk, në pjesën jugperëndimore të vendit, ku u godit një biznes dhe shpërtheu një zjarr, tha në një postim për Telegram guvernatori i rajonit Serhii Lysak.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 15/08/2023 15/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?