Të paktën 40 diplomatë rusë dhe pjesëtarë të stafit të ambasadës janë dëbuar nga Rumania, teksa marrëdhëniet mes dy vendeve po përkeqësohen për shkak të luftës në Ukrainë.
Stafi i ambasadës dhe familjarët e tyre lanë vendin me një fluturim të posaçëm nga Bukureshti, që u organizua nga autoritetet ruse.
Numri i punonjësve në ambasadën ruse në Rumani është shkurtuar me më shumë se gjysmën dhe vjen pas dëbimit të 11 diplomatëve të tjerë rusë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të 2022-shit.



