KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rubio dhe Netanyahu, në një zë për Iranin dhe Gazën
Botë

Rubio dhe Netanyahu, në një zë për Iranin dhe Gazën

Kosova News
Kosova News 18:12 -16/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbështetur plotësisht objektivat e luftës të Izraelit në Rripin e Gazës, duke thënë se Hamasi “duhet të çrrënjoset”.

Shefi i diplomacisë amerikane u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në fillim të një turneu rajonal, i pari që kur mori detyrën. Rubio dhe Netanyahu thanë se dy vendet do të punojnë së bashku për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë shprehur angazhimin e vendosur për të penguar ambiciet bërthamore të Iranit dhe “agresionin” e tij në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Sekretarit amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem thanë se kishin zhvilluar bisedime produktive për një numër çështjesh.

“Irani është burimi i vetëm më i madh i destabilitetit në rajon. Pas çdo grupi terrorist, pas çdo akti dhune, pas çdo aktiviteti destabilizues, pas çdo zhvillimi që kërcënon paqen dhe stabilitetin për miliona njerëz që e quajnë këtë rajon shtëpi, është Irani. Dhe kur them Irani e kam fjalën për drejtuesit, ajatollahët. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet vazhdimisht se nëse flasim për Hamasin ose për Hezbollahun, flasim për destabilizimin në Siri, apo milicitë në Irak, duhet gjithmonë të mendojmë se pas është Irani. Dhe nuk mund të ketë kurrë një Iran që zotëron armë bërthamore. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë”, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane.

“Izraeli dhe Amerika qëndrojnë krah për krah për t’iu kundërvënë kërcënimit të Iranit. Ne pajtohemi që ajatollahët nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe ne gjithashtu pajtohemi që agresioni i Iranit në rajon duhet të marrë fund. Gjatë 16 muajve të fundit, Izraeli i ka dhënë një goditje të fuqishme degëve terroriste të Iranit. Nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump dhe me mbështetjen tuaj të palëkundur, nuk kam asnjë dyshim se ne mund dhe do ta përfundojmë punën e nisur”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi një turne në Lindjen e Mesme duke filluar me Izraelin, gjatë të cilit gjasat janë që udhëheqësit arabë të shprehin shqetësime për propozimin e Presidentit Donald Trump për të transferuar popullsinë palestineze të Rripit të Gazës në vende të tjera dhe për ta rizhvilluar atë nën drejtimin e SHBA. Ai do të vizitojë më vonë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se presidenti Trump kishte paraqitur një plan të “të guximshëm”për të ardhmen e Gazës. Po ashtu ai theksoi se administrata Trump ishte “shumë e qartë” se Hamasi nuk mund të vazhdojë si një forcë ushtarake apo qeverisëse në këtë territor.

“Presidenti Trump ka qenë gjithashtu shumë i guximshëm në lidhje me pikëpamjen e tij se cila duhet të jetë e ardhmja e Gazës. Jo të njëjtat ide të lodhura të së kaluarës, por diçka që është e guximshme. Dhe kjo ide mund të ketë tronditur dhe habitur shumë njerëz, por nuk mund të vazhdojmë me një njëjtin cikël prej kohësh dhe të mos kemi zgjidhje. Lidhur me Hamasin, presidenti ka qenë shumë i qartë. Hamasi nuk mund të vazhdojë si një forcë ushtarake apo qeverisëse në atë territor. Dhe sinqerisht, për sa kohë që qëndron si një forcë që mund të qeverisë ose si një forcë që mund të drejtojë, apo si një forcë që mund të kërcënojë me përdorimin e dhunës, paqja bëhet e pamundur”, tha Rubio.

“Izraeli është i vendosur të arrijë të gjitha objektivat e luftës që kemi vendosur pas sulmit të tmerrshëm të 7 tetorit, sulmi më i rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Ne do të eliminojmë aftësinë ushtarake të Hamasit dhe sundimin e tij politik në Gazë. Ne do t’i sjellim të gjithë pengjet në shtëpi dhe do të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Këto deklarata vijnë vetëm dy javë përpara përfundimit të fazës së parë të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Faza e dytë, në të cilën Hamasi do të lirojë dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë, një armëpushim të qëndrueshëm dhe tërheqjen e forcave izraelite, ende nuk është negociuar.

Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste pavarësisht se pësoi humbje të mëdha në luftë duket se ka ende kontrollin e Gazës.

Ushtria izraelite ndërkohë tha se kreu një sulm ajror herët të dielën ndaj njerëzve që iu afruan forcave të saj në Gazën jugore. Hamasi tha se sulmi ishte një “shkelje serioze” e armëpushimit dhe akuzoi Netanyahun se po përpiqej të sabotonte marrëveshjen.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 16/02/2025 16/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?