KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rubin: Mund të arrihet paqja mes Kosovës dhe Serbisë
B3Politikë

Rubin: Mund të arrihet paqja mes Kosovës dhe Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:36 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguar i posaçëm amerikan James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmës sekretar i shtetit, ka thënë se është shumë e mundshme që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet paqja.

I dërguar i posaçëm amerikan James Rubin, tha të hënën në Podgoricë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Malin e Zi në luftën kundër dezinformimit nga Rusia dhe Kina dhe t’u kundërvihet kërcënimeve tjera në hapësirën e informacionit.

Zoti Rubin, bashkërendues i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit amerikan të Shtetit, i bëri këto komente pas takimeve me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues partish politike me të cilët diskutoi përpjekjet e Rusisë dhe Kinës që duke përdorur dezinformatat të dëmtojnë demokracinë.

“Është një sfidë e madhe. Unë jam këtu në Mal të Zi, në Ballkanin Perëndimor, sepse ky është një vend ku dezinformimi ka pasur një ndikim të dëmshëm. Ka helmuar hapësirën e informacionit për njerëzit e këtij rajoni. Rusia do të donte ta kthente Ballkanin Perëndimor në një kohë konflikti, por ne kemi shumë shpresë tani”, tha zoti Rubin, i cili pas Podgoricës do të qëndrojë edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, që të tria vende anëtare të NATO-s.

- Reklamë -

Zoti Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmës sekretar i shtetit, nuk planifikon të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd, por tha se ka “shumë mundësi për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, për një normalizim të marrëdhënieve të tyre dhe kjo do të sjellë një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit”, duke iu referuar marrëveshjes së muajit të kaluar ndërmjet palëve për të zbatuar një plan evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve.

“Por nuk do të funksionojë nëse nuk punojmë në këtë sfidë të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Kjo do të thotë të punojmë në rrugë institucionale, të udhëheqim përmes strukturave qeverisëse, përmes shoqërisë civile, të punojmë së bashku për të zhvilluar mjetet që na duhen”, tha zoti Rubin, duke nënvizuar gatishmërinë amerikane për të punuar me qeverinë e re në Mal të Zi në luftën kundër dezinformimit.

Mali i Zi, një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, përballet prej kohësh me trysninë nga Rusia, e cila kundërshton integrimet e saj evropiane dhe ishte e zemëruar me anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik në NATO.

“Nëse dezinformatat ruse dominojnë hapësirën këtu, do të jetë e vështirë të arrihet përparim. Ajo që kam dëgjuar nga udhëheqësit këtu dhe ajo që më ka inkurajuar, është se ata do të jenë të përqendruar te ne dhe te Bashkimi Evropian”, tha zoti Rubin, duke theksuar se agresioni rus në Ukrainë i bëri gjërat “të qarta për të gjithë në këtë rajon”.

Pas agresionit rus në Ukrainë, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve perëndimore kundër Moskës dhe dëboi një numër diplomatësh rusë. Kremlini e ka vendosur Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

Në vitin 2016, Mali i Zi akuzoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë për një përpjekje për të organizuar një grusht shteti. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde dhe Beogradi mohoi përfshirjen.

I pyetur nga gazetarët se si duhet të luftojë Mali i Zi kundër dezinformatave, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe, zoti Rubin tha se duhet bërë 100 për qind përpjekje për të bllokuar kanalet e dezinformimit.

“Ne duhet të respektojmë lirinë e fjalës, ju keni të drejtë të keni qëndrime dhe të raportoni për to. Ky është problemi, gjetja e kufirit midis lirisë së medias dhe dezinformatave të rrezikshme. Është e vështirë, por është e mundur”, tha zyrtari amerikan.

Të hënën, u publikua analiza e fundit e Qendrës Digjitale Ligjore të Podgoricës , e cila tha se autoritetet përgjegjëse do të duhej “t’i qasen seriozisht reduktimit të problemit të dezinformimit” në shoqëri.

“Bëhet fjalë për vullnet politik, pasi, pavarësisht ndalimit të transmetimit të Russia Today dhe Sputnik në territorin e Malit të Zi, është e mundur të hyni në portalet e tyre pa pengesa”, thuhet në analizën e Qendrës Digjitale.

Zoti Rubin tha se një numër mediash në Mal të Zi që përhapin dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe se qeveria duhet të merret urgjentisht me këtë problem.

“Për shembull, Rusia dhe Kina përsërisin se në Ukrainë ka fabrika të armëve biologjike, përkundër faktit se është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë, ose se në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara e donin këtë luftë, që është gjithashtu e pakuptimtë”, tha zoti Rubin, qendra e të cilit shkëmben informacione me agjencitë amerikane dhe qeveritë e huaja në lidhje me fushatat e dezinformimit në rrjetet e lajmeve, rrjetet sociale dhe faqet e internetit.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

KosovaNewss 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?