Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Shkup–Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet.
Ky bllokim ka ardhur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në afërsi të tunelit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet kosovare janë informuar nga pala maqedonase për gjendjen dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin këtë rrugë deri në një njoftim të ri.
“Për çdo informatë shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin zyrtar.