Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të martë në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë.
Sipas raportimeve, një makinë është përmbysur, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet se dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa, si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar edhe kolona të gjata në magjistralen Vushtrri-Prishtinë.
Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për këtë aksident.



