Ministri në detyrë i Financave, Hekuan Murati ka dhënë detaje se si do të funksionojë rritja e shtesave për nënat lehona. Ai ka shkruar se vendimi për rritjen e shtesave do të hyjë në fuqi që nga ky muaj.
“Lehonat e papunësuara që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria: Shtesa për lehona: 6 muaj x 325.9 = 1,955.4 euro; Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro. Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro”, ka njoftuar ai.
Murati ka shkruar në Facebook edhe për lehonat e punësuara, përveç pagesës për 6 muaj me 70% të pagës, që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria edhe: Shtesa për lehona: 3 muaj x 325.9 = 977.7 euro. Pushimi i lehonisë: 3 muaj x 319.5 euro = 958.5. Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro. Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,176.2 euro. Qeveria për familjet”, ka theksuar Murati.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të rriten shtesat për lehonat.