KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritja e rasteve me COVID-19, MSh tregon se a pritet ashpërsim i masave
Shëndetësi

Rritja e rasteve me COVID-19, MSh tregon se a pritet ashpërsim i masave

Kosova News
Kosova News 13:05 -19/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve të reja me koronavirus, autoritetet shëndetësorë thonë se nuk pritet të ketë ashpërsim të masave..

Në një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se në fuqi do të mbesin masat e miratuara më 30 prill.

“Ministria pranon rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Këshilli i ekspertëve për COVID-19. Aktualisht rekomandimet e këtyre trupave dhe të MSh-së janë që të zbatohen masat në fuqi nga 30 prilli; të bartet maska mbrojtëse në mjedise të mbyllura, qytetarët t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim me të gjitha dozat e lejuara sipas kategorive e grupmoshave të popullatës, ndërsa ata me simptoma të testohen”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sipas këtij institucioni, numri në rritje i rasteve me COVID-19 aktualisht nuk po rezulton me rritje të madhe të numrit të personave me forma të rënda dhe që kërkojnë tretman spitalor.

“Sidoqoftë, ndërmarrja e çfarëdo mase varet nga rekomandimet që japin ekspertët dhe bazuar në treguesit shëndetësorë ku hyn edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për tretman spitalor apo mjekim intensiv, numri i vdekjeve, numri i vaksinimeve, etj”.

Tutje thuhet se rritje të ngjashme të numrit të të infektuarve ka edhe në shumë shtete, por që “shumica prej tyre janë të kujdesshme sa u përket masave të cilat janë proporcionale me ashpërsinë e varianteve në qarkullim dhe me ngarkesën që sjellin për spitalet rastet e reja”.

Ndërsa, të pyetur nga Telegraf për masat që kanë ndërmarrë për menaxhimin e situatës me pandeminë, nga MSh-ja përmendën shtimin e kapaciteteve spitalore, rritjen e numrit të testimeve dhe gjurmimeve të kontakteve dhe sigurimin e vaksinave anti-COVID.

“Hapat e ndërmarrë kanë të bëjnë me mobilizimin e kapaciteteve spitalore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës si dhe spitale të përgjithshme, rritjen e numrit të testimeve dhe gjurmimit të kontakteve, sigurimin e vaksinave të mjaftueshme kundër COVID-19, lejimin e vaksinimit me dozën e IV-të të personave mbi 60 vjeç dhe, gjithashtu, lejimin e vaksinimit të fëmijëve prej 5-11 vjeç me doza pediatrike të siguruara bashkë me materialet e përshtatshme për administrimin e dozave për fëmijë të kësaj grupmoshe”.

Gjithashtu, thuhet se për të gjithë personat mbi 12 vjeç është lejuar vaksinimi me tri doza.

Ndryshe, të martën në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 842 raste të reja të infektimit.

Gjithashtu lexoni:

SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Kosova News 19/07/2022 19/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?