KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente
Ekonomi

Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente

Kosova News
Kosova News 16:26 -13/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e pagave është nevojë urgjente në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë, vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend. Sipas tyre, rritja e pagave do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Qeveria  e Kosovës, por edhe bizneset duhet të rrisin pagat në raport me inflacionin.  Kështu i tha  Radio Kosovës kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili vlerëson se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend.

Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar rritjen e pagës në sektorin publik. E për sa i përket sektorit privat, Rafuna thotë se ka rritje të pagave. 

“Duhet të lëvizë edhe sektori publik dhe ka rekomandime dhe nga FMN që t’i rrisë pagat, përveç kësaj e ka obligim ligjor. Nuk është gjendja e keqe në sektorin privat ashtu siç paraqitet, flas brenda mundësive në një situatë të jashtëzakonshme siç jemi.  E rëndësishme është se sektori privat ka lëvizur dhe do të lëvizë tutje. Në rast se paraqitet nevojë për prodhim, atëherë sektori privat ka nevojë për punëtorë dhe atyre që veç janë duhet t’ua rrisë pagat”, ka theksuar Rafuna.
 

Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Besart Dreshaj, po ashtu tha se urgjentisht duhet të ndodhë rritja e pagave në sektorin publik por edhe në atë privat.

“Duke u bazuar në raportin e ekspertëve të jashtëm që kanë rekomanduar, duhet urgjentisht të bëhet rritja e pagave, sepse duhet ta përcjellim trendin e inflacionit. Edhe qeveria edhe sektori privat duhet t’i rrisin pagat”, ka thënë Dreshaj.

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje nga muaji në muaj. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, nga muaji shtator në muajin tetor është shënuar 0.9% inflacion. Perimet janë rritur mbi 8%, lëndët djegëse 3.5%,  karburante 3% e të tjera. Ndërsa përqindje marramendëse janë krahasuar tetorin e vitit 2021 më këtë të 2022, ku lëndët djegëse kanë shënuar ngitje 56%, vajra ushqimore mbi 40%, buka  e drithërat 30%, qumësht e produkte të qumështit dhe vezë 27% ndërsa karburantet 20%.

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kosova News 13/11/2022 13/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?