KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet numri i veprave penale të narkotikëve në Prishtinë
Siguri

Rritet numri i veprave penale të narkotikëve në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 15:50 -30/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 20 mijë raste janë raportuar në policinë në Prishtinë gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2024 janë realizuar mbi 800 plane operative, ku janë arrestuar mbi 2700 persona.

Kështu u tha në prezantimin e raportit vjetor të policisë rajonale të Prishtinës, ku mes tjerash u theksua se siguria publike në kryeqytet është e qetë. Megjithatë, u bë e ditur se ka rritje të numrit të veprave penale të narkotikëve.

Drejtori i policisë së kryeqytetit, Basri Shabani tha se kanë caktuar si prioritetet për kontrollim të territorit dhe rritjes së sigurisë publike.

“Mbështetur në analizat e gjendjes së sigurisë të drejtorisë rajonale të policisë në Prishtinë, konstatoj para juve se rendi dhe siguria publike në territorin e rajonit të Prishtinës nga të gjitha parametrat vlerësohet e qetë. Njëkohësisht ne zotohemi që do të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm, profesional dhe të përkushtuar gjatë gjithë kohës me qëllim të përmbushjes së misionit fisnik të Policisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se ulja e numrit të veprave penale kundrejt jetës dhe trupit, si dhe veprave penale kundër pasurisë është rezultat i policimit modern e parandalues.

“Nga policia rajonale e Prishtinës janë evidentuar 19 mijë e 874 raste të cilat janë administruar, hetuar, zbuluar dhe përcjellë në institucionet përkatëse të drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar me sukses mbi 800 plane operative nga më të ndryshmet, të cilat kanë rezultuar me parandalim të krimit dhe arrestimin e më se 2718 personave apo 3 për qind më tepër se në vitin 2023. Ulja e numrit të veprave penale kundrejt jetës dhe trupit, si dhe veprave penale kundër pasurisë është rezultat i policimit modern e parandalues. Ndërsa, rritja e fuqisë zbuluese nga 78 në 85 për qind ka ardhur si rrjedhojë e punës profesionale dhe të palodhshme nga hetuesit rajonal”, deklaroi ai.

Nënkoloneli Basri Shabani tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe shtim të aktiviteteve vetëdijesuese për siguri në komunikacionin rrugor.

“Kemi arritur uljen e numrit të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet për minus 34 për qind. Po ashtu janë shënuar 212 mijë e 931 fletëparaqitje apo rreth 30 mijë më tepër se në vitin 2023. Gjithashtu vëmendje i është kushtuar edhe punës lidhur me sigurinë në shkolla me ç’rast janë marrë masa parandaluese, janë hartuar plane operative dhe programe të veçanta, janë realizuar shumë ligjërata dhe është bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë komunale të arsimit dhe drejtorët e shkollave përkatëse, si në aspektin vetëdijësues edhe në atë të sigurisë duke realizuar projekte të përbashkëta”, shtoi Shabani.

Ndër të tjera, Shabani tha se vitin e kaluar nga numri emergjent 192 janë pranuar rreth 300 mijë thirrje nga qytetarët.

Raporti vjetor është prezantuar nga majori Bekim Bislimi, ku tha se ka rritje të veprave penale kundër rendit kushtetues.

“Vepra penale kundër rendit kushtetues kemi ngritje. Kundër njerëzve dhe vlerave të mbrojtura është i njëjtë. Kundër jetës dhe trupit, aty hyn një kategori e madhe e veprave penale është ngritje 1.5. kundër lirive dhe të drejtave të njeriut është 20 për qind…veprat penale të narkotikëve kemi ngritje, 17.7 për qind. Veprat penale kundër ekonomisë kemi ngritje 5 për qind”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, shtoi se ndihmesë për policinë e Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve, do të jetë instalimi i qytetit inteligjent, me fokus instalimin e kamerave që do të monitorohen nga qendra e monitorimit nga policët tanë.

E një hap i rëndësishëm, sipas Ramës ka qenë krijimi i drejtorisë së kryeqytetit brenda Policisë së Kosovës.

“Një moment i rëndësishëm për sigurinë në Prishtinë, ka qenë po ashtu edhe krijimi i Drejtorisë së kryeqytetit, brenda policisë së Kosovës… Kemi bë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rritur kapacitetet teknike dhe logjistike të policisë duke ndihmuar edhe modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të tyre për një shërbim më të shpejt dhe më të efektshëm ndaj qytetarëve… Moment me rëndësi të madhe dhe që ka me qenë ndihmesë shumë e madhe për policinë e Kosovës, e kryeqytetit, sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë është edhe instalimi tash i Smart City, apo i qytetit inteligjent. Me fokus, që edhe instalimin e kamerave që kanë me qenë të ndërlidhura me këtë qytetin inteligjent, ku edhe sigurojnë një siguri shtesë për policët tanë”, tha Rama.

Rama, premtoi shtimin e kapaciteteve teknike dhe logjistike, duke ndihmuar edhe në modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të tyre për shërbim më të shpejtë dhe të efektshëm.

Gjithashtu lexoni:

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Kosova News 30/01/2025 30/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet
09:08 -29/07/2026
Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje
08:50 -29/07/2026
Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
08:48 -29/07/2026
Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?