KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rriten rastet me infarkt tek moshat nën 45 vjeçare në Kosovë, nga QKUK thonë se fluksi i pacientëve në Kardiologji mbetet i lartë
Shëndetësi

Rriten rastet me infarkt tek moshat nën 45 vjeçare në Kosovë, nga QKUK thonë se fluksi i pacientëve në Kardiologji mbetet i lartë

Kosova News
Kosova News 17:09 -02/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndër problemet më serioze shëndetësore që sjellin pasoja serioze, janë edhe ato që vijnë nga zemra. E duke qenë një organ kaq i rëndësishëm, edhe qytetarët e Kosovës i kushtojnë rëndësi asaj dhe kujdesit për të.

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë në një përgjigje për lajmi.net se aktualisht po i trajtojnë mijëra pacientë me sëmundje të zemrës.

Ata kanë thënë se këto sëmundje që po i trajtojnë, përfshijnë raste akute dhe kronike, si dhe pacientë që ndjekin trajtim ambulator dhe diagnostik.

Klinika e Kardiologjisë në QKUK, në këtë përgjigje, ka treguar numrin e pacientëve që kanë marrë trajtim gjatë 2025-tës në këtë klinikë.

“Gjatë vitit të kaluar (2025), në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar rreth 7,445 shtrime spitalore, ndërsa numri i pacientëve që kanë marrë shërbime kardiologjike joinvazive dhe ambulatore ka qenë dukshëm më i lartë, duke kaluar 20,000 shërbime diagnostike dhe kontrolle”, kanë thënë nga kjo klinikë.

Ata kanë thënë se edhe aktualisht, fluksi i pacientëve mbetet i lartë, duke reflektuar barrën e madhe të sëmundjeve kardiovaskulare në vend.

Në lidhje me problemet shëndetësore të zemrës, që zakonisht është infarkti i zemrës apo miokadrit, detaje për lajmi.net ka dhënë edhe kardiologu Arlind Batalli.

Ai në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se infarkti i zemrës apo miokadrit është dëmtimi i pakthyeshëm i muskulit të zemrës.

Batalli ka thënë se kohëve të fundit, ka shënuar një rritje e rasteve të infarktit prematur, apo infarktit që paraqitet tek moshat nën 45 vjeç, ndërsa për këtë ka dhënë dy arsyet kryesore.

“Është rritur numri i shërbimeve në Klinikën Universitare dhe mundësia e çasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore të avancuara. Përveç kësaj, arsyeja që është mjaft e rëndësishme dhe shqetësuese, kemi rritjen reale të numrit të pacientëve me moshe më të re”, ka thënë Batalli.

Ai ka treguar edhe për arsyet që shkaktojnë infarkt në zemër.

“Këtu ndikojnë faktorë tradicionalë të rrezikut, jeta sedentare, jetë me pak lëvizje, qëndrojnë më shumë ulur para ekraneve, duhanpirja, abuzimi me substanca qofshin narkotike apo edhe me nikotinë si dhe stresi kronik ka një rol të rëndësishëm. Shumë e rëndësishme është edhe faktori gjenetik ku këta pacientë duhet të kenë njohuri për anamnezën familjare.Kequshqyeshmëria ka një rol shumë të rëndësishëm, sidomos ushqimet e procesuara, përdorimi i yndyrnave me prejardhje shtazore, mandej përdorimi i sheqernave të koncentruara”, ka shtuar ai.

Kardiologu Batalli, ka treguar për lajmi.net se cilat janë simptomat që nuk duhen injoruar nga një pacient nëse i ka.

“Prej ankesave tipike që duhet një pacient të shqetësohet nëse i ka, është dhimbja në gjoks, prezenca e një dhimbje në mes të gjoksit, e cila shpërndahet në anën e majt, qafën, nofullën, që zgjat disa minuta dhe mund të shoqërohet me djersitje apo vjellje”, ka shtuar Batalli.

Kujdesi për zemrën, diagnostikimi i hershëm dhe ndryshimi i stilit të jetesës mbeten strategjitë kryesore për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për rritjen e cilësisë së jetës në Kosovë. /Lajmi.net

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 02/02/2026 02/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?