KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 për qind
Ekonomi

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 për qind

Kosova News
Kosova News 10:10 -14/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) ishte më i lartë për 4.7% në shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, pra gusht të vitit të kaluar.

Ndërkohë, inflacioni mujor shënoi një rënie prej -0.2% në krahasim me gushtin 2025. Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimet në disa kategori të mallrave dhe shërbimeve.

Ndër to, çmimet e pushimeve të organizuara u rritën me 23.1%, biletat e fluturimeve me 22.5%, energjia elektrike me 17.4%, kafeja, çaji dhe kakaoja me 14.2%, si dhe pemet me 13.0%.

Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe mishi (12.1%), qumështi, djathi dhe vezët (8.8%), shërbimet hoteliere (8.3%), dhe vajrat e yndyrnat (6.8%).

Këto nëngrupe kanë pasur ndikimin më të madh në inflacionin vjetor, me një efekt të përbashkët prej 4.9 për qind në IHÇK.

Në anën tjetër, rënie e çmimeve është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -3.1%, duke ndikuar me -0.2 për qind në indeksin e përgjithshëm. Në krahasim me muajin gusht 2025, çmimet mesatare të konsumit në shtator ranë për 0.2%.

Kjo rënie mujore është shpjeguar me uljen e çmimeve te karburantet dhe lubrifikantët (-3.6%), pemët (-2.8%), biletat e fluturimeve (-1.6%), dhe energjinë elektrike (-1.2%).

Megjithatë, disa kategori shënuan ngritje, përfshirë lëndët djegëse të ngurta si druri e peletët (1.4%), qumështin, djathin dhe vezët (1.1%), blerjen e automjeteve (0.6%) dhe shërbimet hoteliere (0.4%). ASK bën të ditur se këto luhatje të çmimeve ndikojnë drejtpërdrejt në normën mujore dhe vjetore të inflacionit, e cila matet përmes indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK)

Gjithashtu lexoni:

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 14/10/2025 14/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?