KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » RrGK: Shfajësimi nga Gjykata i njerkut që keqpërdori seksualisht 9-vjeçaren është i papranueshëm
Siguri

RrGK: Shfajësimi nga Gjykata i njerkut që keqpërdori seksualisht 9-vjeçaren është i papranueshëm

Kosova News
Kosova News 13:59 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka thënë se me shqetësim kanë pranuar aktgjykimin për shfajësim të të akuzuarit për keqpërdorim seksual të një vajze nën moshën 16-vjeçare e cila bashkë me nënën e saj kishte raportuar se ishte keqpërdorur seksualisht nga njerku i saj.

Rasti në fjalë sipas RRGK-së kishte filluar të trajtohej pas 6 vjetësh raportimi, ndërsa gjykimi kishte zgjatur katër vjet e gjysmë.

Njoftohet se në aktgjykimin e pranuar, i akuzuari është nga aktakuza, me arsyetimin që “në mungesë të provave” nuk është provuar fajësia e të pandehurit.

“E mitura, atë kohë 9-vjeçare, në vitin 2012, me ndihmën e nënës së saj, raporton rastin e abuzimit ndër vite nga njerku i saj. Prokuroria Themelore në Prishtinë, pranon Kallëzimin Penal në 27.07.2012, vetëm për të zhagitur rastin, për të ritraumatizuar të miturën e abuzimit, duke e marrë deklaratën e saj të përsëritur disa herë, deri në vitin 2022 – ku merret vendimi sipas së cilit gjykata dhe prokuroria nuk kanë arritur të vërtetojnë fajësinë e të pandehurit, duke dhënë vazhdimisht arsyetimet, të cilat RRGK për hir të shpalosjes së mendësisë patriarkale të ngujuar thellë në sistemin gjyqësor në Kosovë ka vendosur t’i citojë si në vijim: ‘Konteksti në të cilin është raportuar rasti i abuzimit, nga nëna e së miturës, është i diskutueshëm’”, thuhet në njoftim.

Sipas RRGK-së, gjykata e thotë një gjë të tillë, duke aluduar që nëna e së miturës e ka raportuar rastin e abuzimit të vajzës, vetëm pasi që e ka vërejtur se ‘bashkëjetesa e saj me të pandehurin po shkon drejt një fundi të pariparueshëm’ – duke ju referuar si fund i pariparueshëm dhunës konstante fizike të cilën e ka ushtruar i pandehuri mbi nënën e së miturës.

Theksohet në njoftimin e RRGK-së se përkundër që gjykata ka pranuar se dhuna konstante fizike ka qenë e përsëritur, në të njëjtën kohë, gjykata konstaton se ‘Gjykata ka parasysh që në raste të tilla kur ndodh sulm apo ngacmim seksual, apo keqpërdorim seksual brenda anëtarëve të familjes, sidomos siç është rasti këtu kur mungon vullneti i njërës palë, është e pritshme që të vërehet ndryshim në sjellje dhe raporte të çrregulluara mes familjarëve të familjes që pretendohet të jenë të përfshirë’.

Tutje, përpos që në paragrafin më lart, gjykata e konsideron ‘raport të çrregulluar’ dhe ‘mungesë të vullnetit të njërës palë’ abuzimin seksual me të miturën, e njëjta po ashtu ngre pyetjen tendencioze, dhe tejet shqetësuese: ‘Nëse raportet mes të dëmtuarës – dëshmitares (nënës së vajzës) dhe të pandehurit, nuk do të ishin përkeqësuar, a do të raportonte e njëjta rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës së saj?” Me këtë pyetje, gjykata fajëson dëshmitaren për mos-raportim, dhe njëherit, ngre pyetje të cilat janë komplet subjektive, dhe nuk ndërlidhen me rastin, i cili është, abuzim seksual ndaj të miturës 9 vjeçare, që nga viti 2005 (kur e mitura kishte 8 vjeç) e deri në vitin 2011”, thuhet tutje në reagimin e RRGK-së.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

TAGGED: dhunimi, Gjykata, mitura, njerku
Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?