Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), ka reaguar pas raportimeve se gazetari Valon Syla ka përdorur dhunë ndaj të dashurës së tij.
“Gazetari dhe analisti i njohur, Valon Syla, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj të dashurës së tij, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Kështu raportojnë mediat vendore, të cilat sot kanë bërë të ditur lajmin për këtë rast”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK).
Lexo po ashtu:
RrGK qëndron në mbështetje të viktimës së dhunës në familje në këtë rast, ndërsa e dënon ashpër ushtrimin e dhunës nga i dyshuari.
“Si pjesë e një shtylle tejet të rëndësishme të shoqërisë, gazetarët duhet të jenë shembull në respektimin dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. “Presim që institucionet tona ta adresojnë këtë rast në përputhje me ligjin dhe që viktima të marrë trajtimin dhe mbështetjen e duhur gjatë gjithë procesit të trajtimit të rastit. Rrjeti vazhdon të mbetet i hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes ofrimit të këshillimit juridik falas dhe referimit te institucionet përkatëse. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për raste të dhunës me bazë gjinore, apo nëse njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK)
Lexo po ashtu: