KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rreth 1,500 operacione në Shërbimin Emergjent më 2023 – shumica shkak i aksidenteve rrugore
Shëndetësi

​Rreth 1,500 operacione në Shërbimin Emergjent më 2023 – shumica shkak i aksidenteve rrugore

Kosova News
Kosova News 14:52 -12/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Shërbimin Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2023 ishte rreth 90 mijë. Në Emergjencë nga janari deri deri në gjysmën e dhjetorit të vitit 2023 janë kryer rreth 1500 operacione, ku rreth 70 për qind e tyre kanë qenë si shkak i aksidenteve të ndryshme.

Drejtori i Shërbimit Emergjent në QKUK, Naser Syla, në një intervistë për KosovaPress thotë se rreth 7 mijë pacientë gjatë vitit 2023 kanë kërkuar trajtim si shkak i lëndimeve në aksidente të ndryshme, prej tyre më së shumti në komunikacion.

“Numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në qendrën emergjente, prej 1 janari deri më 10 dhjetor është diku 89 mijë, më saktësisht 89 mijë e 842 pacientë që janë trajtuar në qendrën emergjente. Në vitin e kaluar kanë qenë rreth 93 mijë raste, aty jemi, këtu shihet ngarkesa e madhe…Me rëndësi është numri shumë i madh i aksidenteve të komunikacionit – janë rreth 7 mijë aksidente të komunikacionit, raste që kanë qenë të lënduar prej aksidentit të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe, janë bërë diku 1 mijë e 411 ndërhyrje kirurgjike në sallën e emergjencës në sallat e traumës, ku mbi 70 për qind të tyre kanë qenë intervenime ose aksidenteve të komunikacionit ose për shkak të lëndimeve në punë, me armë zjarri ose armë të ftohta. Mandej është edhe një shifër e lartë dhe shqetësuese de fakto – numri i helmimeve, intoksikimeve. Këtë vit kanë qenë 408 raste, krahasuar me vitin e kaluar kur kanë qenë 365 raste”, tha Syla.

Gjatë intervistës, Syla potencoi se ka rënë numri i mjekëve të rinj që shprehin të interesim për të kryer specializimin në mjekësinë emergjente. Ai bëri një krahasim derisa tha se në vitin 2020 qendra emergjente ka pasur rreth 33 specializantë të rinj, derisa shton se tani ka rënë numri në 17.

Drejtori i kësaj klinike thekson si të pakënaqshëm faktin se mosha mesatare e mjekëve është rreth 50-vjeç, për çka shton se për të arritur një nivel të kënaqshëm me shërbime, nevojiten edhe 39 specialistë për t’iu bashkuar Shërbimit Emergjent.

“E kemi numrin shumë të vogël të mjekëve të rinj të cilët janë të interesuar për të marrë specializimin nga mjekësia emergjente…Në vitin 2020 i kemi pasur diku 33 specializantë të rinj që e kanë marrë specializimin nga mjekësia emergjente. Kurse sot, që tash pritet të dalin në vitin e katërt, janë vetëm 17 prej tyre, gati gjysma e kanë lëshuar specializimin nga mjekësia emergjente, shumica prej tyre kanë dalë jashtë Kosovës…

Kurse në konkursin e fundit që e kemi pasur në qershor, prej 16 kërkesave që ne i kemi bërë në qendrën emergjente, janë paraqitur vetëm 4 specializantë…

Mosha e mjekëve të mjekësisë emergjente tash është goxha e lartë – diku mbi 50 apo 55-vjeç, që nuk është e kënaqshme sa i përket aspektit të zhvillimit të mjekësisë emergjente…Për ta arritur minimumin e standardeve botërore duhen edhe 39 specialistë në mjekësinë emergjente”, theksoi Syla.

Si problem tjetër, Syla potencon numrin e vogël e infermierëve, derisa thekson se këta të fundit po e braktisin punën në QKUK. Ai thotë se mungojnë së paku dy deri në tre infermierë në çdo ndërrim, në mënyrë që të arrihet një standard në krahasim me shtetet evropiane.

Ndër të tjera, drejtori Syla, tregon se pritet të fillojë renovimi i hapësirave të Qendrës Emergjente, me ç’rast potencon se do të pajisen me aparatura të reja.

Ai e vlerësoi si çështje të rëndësishme ndërtimin e Qendrës Emergjente Kombëtare, për çka thotë se parashihet që brenda këtij objekti të përfshihet Qendra e Kardiologjisë Invazive, Qendra e Strokut, e djegieve e të tjera.

“Është kryer projekti dhe me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ShSUK-së, hapësirat e kësaj qendre emergjente, tash në ditët në vijim pritet që të fillojë renovimi i tyre. Do të sillet edhe pjesa e aparaturës së re, një pjesë e saj është pak më e vjetruar, edhe pse është funksionale… Me rëndësi tjetër është ndërtimi i qendrës emergjente kombëtare të re, është një hapësirë shumë e madhe diku prej 18 mijë metrave katrorë, aty është kryer pjesa arkitekturale dhe i tërë projekti…

Janë të gjitha pjesët e shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë vetëm me emergjencë. Është blloku operativ, mjekimi intensiv qendror. Janë hapësira shumë më të mëdha, numër më i madh i sallave. Është qendra e Kardiologjisë Invazive, është Strok Center e goditjeve në tru, është qendra e djegieve. Është një objekt fenomenal”, tha Syla, shkruan KP.

Ai potencon se Qendra Emergjente ka një hapësirë prej 503 metrave katrorë, të cilën e konsideron të pamjaftueshme në krahasim me vëllimin e kërkesave për trajtim. Sa i përket furnizimit me aparatura thotë se ata qëndrojnë mirë, e që njëjtë vlerëson edhe gjendjen me sigurimin e barnave esenciale.

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Kosova News 12/01/2024 12/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?