Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një reagim të radhës sa i përket rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat e Serbisë.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare bën thirrje që ata të kthehen menjëherë në shtëpi, teksa shprehet se “mesa duket KFOR-i, nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tyre.
Po ashtu, ai shprehet se nuk ka asnjë paralele mes rastit të tre policëve dhe arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, nga Policia Speciale e Kosovës.
Por, Edi Rama as kësaj radhe nuk ka dhënë ndonjë kritikë e qortim për veprimin e Serbisë, e cila me rrëmbimin e policëve brenda territorit të Kosovës ka bërë hapur agresion.
Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen e kabinetit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte paraparë të mbahet të mërkurën në Gjakovë, duke u bërë kështu pjesë e presionit ndaj Kosovës.
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2023
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.