Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se ishte rrëmbyer nga tre të dyshuar të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është raportuar të martën, rreth orës 18:00 në Prishtinë.
“Prishtinë 21.08.2023-18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.


