Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Fadil Vata”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin.
“Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërkaq deri sa hetimet për rastin po vazhdojnë deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.


