KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rregullorja e BQK-së, presidentja Osmani inkurajon institucionet për bashkëpunim me aleatët
Politikë

Rregullorja e BQK-së, presidentja Osmani inkurajon institucionet për bashkëpunim me aleatët

Kosova News
Kosova News 17:12 -19/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka inkurajuar të gjitha institucionet në vend për bashkëpunim me aleatët qoftë edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e cila parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë Euro.

Ajo theksoi se janë duke vazhduar diskutimet për një plan tranzicioni sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

E pyetur nga KosovaPress për kritikat e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sa i përket rregullores së BQK-së, Osmani tha se aleatët nuk po kërkojnë që të mbahet dinari, porse të bëhet një plan zbatimi për çfarë kërkoi nga institucionet të bashkëpunojnë sa më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çështja nuk është te dinari, SHBA-ja dhe as aleatët tanë të tjerë nuk po kërkojnë që ne ta mbajmë dinarin, dhe nuk do duhej të krijohej një përshtypje që dikush po kërkon prej nesh që mos ta respektojmë Kushtetutën tonë, sepse nuk është e vërtetë. Pra, kemi një mirëkuptim të plotë, dhe qëllim të përbashkët me aleatët tanë, në veçanti me SHBA-në, që Kushtetuta jonë të respektohet në plotni. E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së. Pra, që s’ka të bëjë me punën e BQK-së. Rregullorja mbetet ajo që është, askush nuk po kërkon që rregullorja të ndryshojë e cila bie në domenin e BQK-së, por institucionet që e zbatojnë atë, institucionet ligj zbatuese sikurse edhe për çdo vendim tjetër ndërtojnë plan të zbatimit. Edhe në këtë rast janë ende duke vazhduar diskutimet, secili do të jetë një plan tranzicionin i zbatimit i cili do t’i merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”, tha Osmani.

Para gazetarëve, Osmani tha se si presidente e vendit vazhdimisht ka inkurajuar të gjitha institucionet që bashkëpunimin me aleatët të kenë në maksimum.

“Sikurse edhe çdoherë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar. Kështu, si presidente e vendit vazhdimisht inkurajoj të gjitha institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fortë dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani. Jam e bindur që jemi në rrugë të drejtë që shumë shpejt ky plan tranzicioni të arrihet me pajtimin e të gjithëve dhe të jemi efektiv në tërësi, por bashkë edhe me aleatët tanë në zbatimin e plotë të Kushtetutës sonë në çdo cep të vendit”, shtoi Osmani.

Këto komente, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i bëri në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan te shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton./KSP

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Kosova News 19/02/2024 19/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?