Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Han të Elezit, pasi dyshohet se e kishte sulmuar me shkop druri viktimën.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, ndërsa është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Rr. Adem Jashari, Hani Elezit 07.02.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar me shkop druri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.


