KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrahu dhe dhunoi gruan në Slloveni, paraburgoset malishevasi
BotëSiguri

Rrahu dhe dhunoi gruan në Slloveni, paraburgoset malishevasi

Kosova News
Kosova News 12:54 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një muaj paraburgim i është caktuar malishevasit L.H. të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes së tij A.K., por edhe për dhunimin e saj.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke njoftuar se i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Dhunim”.

“Nga 15 janari 2022 deri më 02 maj 2022 në Zhalec, Republika e Sllovenisë, i pandehuri në banesën e tij shkakton dhunë në familje, respektivisht keqtrajtim fizik dhe psikologjik, ndaj bashkëshortes së tij të dëmtuarës A. K., ndërsa me datën 02 maj 2022 në orët e mëngjesit i pandehuri kryen akt seksual me të dëmtuarën A. K., pa pëlqimin e saj”, thotë Gjykata.

Rasti është iniciuar në bazë të kërkesës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Prokuroria e Qarkut në Celje, Republika e Sllovenisë, për transferim të procedurës në çështjen penale kundër të pandehurit L. K. nga fshati P., i Malishevës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase “kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”.

I pandehuri, sipas Gjykatës, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 qershor 2023 dhe do të zgjasë deri më 6 korrik 2023. 

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?