Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ia ka treguar draftin e Brukselit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në tetor grupi i emisarëve perëndimor vizituan Kosovën, ku dhe dorëzuan draftin.
Drafti nuk është publikuar, por ish-kryeinspektori i Agjencisë së Inteligjencës Kosovare (AKI), Burim Ramadani e ka publikuar një draft ku pretendon se është propozimi i BE-së.
Kryeministri Kurti ishte takuar me deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por thotë nuk ka pasur prezantim të draftit, duke thënë se ishte vetëm diskutim.
“Nuk është e vërtetë që është tregu, kryeministri ka ardhur në grupin parlamentar edhe është folur në aspektin e diskutimit, por asnjëherë në atë të përmbajtjes apo prezantimit”, ka thënë ai ne t7.