Policia e Kosovës njofton se dy të burgosur janë përleshur mes vete në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në mesditë, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të dytë të burgosur-vuajtje dënimi). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori.


