Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, pasi kishte sulmuar një zyrtar policor e po ashtu i ishte gjetur një thikë.
Policia kishte marrë informata se në ashensorin e një ndërtese në Prizren janë bllokuar dy persona që kanë filluar të rrihen mes vete.
Pasi zjarrfikësit e njësiti policorë arritën ta hapnin ashensorin, i dyshuari filloi të kanoste policët dhe e sulmoi njërin prej tyre, thuhet në raportin e Policisë.
Të dyshuarit i është gjetur një thikë gjatë kontrollit, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 19.08.2023-07:50. Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


