KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrahje mes disa personave në një diskotekë në Pejë, dyshohet se u përfshi edhe një këngëtar
Siguri

Rrahje mes disa personave në një diskotekë në Pejë, dyshohet se u përfshi edhe një këngëtar

Kosova News
Kosova News 18:06 -01/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa persona dyshohen se janë përfshirë në një rrahje në orët e para të ditës së enjte në një diskotekë në Pejë. Deri tani, lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi për se janë në pritje të të gjeturave të Policisë dhe do të veprojnë konform dispozitave ligjore. Tha se dyshohet që në këtë rast, i përfshirë ishte edhe një këngëtar.

“Është iniciuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi të marrë të gjeturat e policisë, do veproj komform dispozitave ligjore”, konfirmoi Nikçi.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se hetuesit policorë po punojnë në identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në rast. Ndërsa, bëri të ditur se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, konfirmoi Gashi.

Zëdhënësi bëri të ditur se rasti është në fazë të hetimeve, ndërsa theksoi se dyshohen që të përfshirë në rrahje ishin rreth 8 persona.

“Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, shtoi Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 01/08/2024 01/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?