KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrahja e Sanduloviqit, Kusari: Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë
Politikë

Rrahja e Sanduloviqit, Kusari: Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë

Kosova News
Kosova News 23:22 -04/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrahjen e politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Dalin pamje të reja të politikanit serb, vajza e tij: Është i helmuar, ka mbetur i palëvizshëm

Përmes një postimi në platformën “X”, Kusari-Lila ka thënë se Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.

“Drejtpërsëdrejti nga libri i lojërave të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i regjimit të Millosheviqit duke aplikuar metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të  Serbisë. Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë” shkroi Lila.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.

Ajo përmend parregullsitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe në godinën e BIA-s.

Në mesin e personave të maskuar që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.

Sipas avokatit dhe familjarëve të politikanit, arsyeja ishte videoja e publikuar në platformën X, ku Sanduloviq shihet duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns

Straight from Milosevic’s playbook, Aleksandar Vucic, fmr Minister of Milosevic regime applying brutal methods to those admitting the truth of 🇷🇸’s crimes in 🇽🇰
Vucic is century away from accepting the truth of committed crimes, while endangers the existence of those who do ⬇️ https://t.co/YtUKOj8sK1

— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) January 4, 2024

Gjithashtu lexoni:

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosova News 05/01/2024 04/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?