KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rozeta Hajdari prezanton Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030
Ekonomi

Rozeta Hajdari prezanton Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030

Kosova News
Kosova News 21:19 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Draft-Strategjia për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030 u diskutua në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian me përfaqësues nga anëtarët e Këshillit të Investitorëve, Komisioni Evropian, Ambasadat dhe Akademia, si një nga sesionet e konsultimeve publike gjithëpërfshirëse për këtë strategji. Kështu ka bërë të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

 “Para të pranishmëve, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,tha se vendimi për hartimin e kësaj strategjie, për herë të parë, u nxit nga të kuptuarit se zhvillimi industrial është thelbësor për transformimin gradual të Kosovës në një ekonomi me të ardhura të larta dhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Ajo njoftoi të pranishmit për vizionin, misionin dhe objektivat e politikës industriale dhe lidhjen me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030, duke shtuar se te shumica e sektorëve industrial të analizuar, prodhimi ka një potencial të lartë për të krijuar produktivitet të konsiderueshëm dhe fitime shtesë në vlerë duke thithur teknologjitë e reja dhe inovacionin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërkaq Drejtoresha e Departamentit të Industrisë, Valbona Dushi, prezantoi në detaje objektivat specifike dhe të matshme të politikës industriale, nxitësit industrialë (nënobjektivat) më të rëndësishëm që duhet të përmirësojnë performancën e tyre për të arritur objektivat e politikës industriale dhe masat prioritare të politikave, me kosto të ndërhyrjeve qeveritare për të miratuar vizionin e synuar të politikës industriale.

Si përfundim, efektiviteti i Politikës Industriale do të kërkojë veprime të bashkërenduara, angazhim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Komunitetit të Biznesit, Institucioneve Financiare dhe Partnerëve Ndërkombëtarë për Zhvillim. Çelësi për realizimin e vizionit të Politikës Industriale do të jetë një kuptim i përbashkët i sfidave, potencialeve dhe prioriteteve për promovimin e zhvillimit industrial në Kosovë. Ky dokument strategjik ka për qëllim të hedhë themelet për këtë bashkëpunim.

Në njoftim thuhet po ashtu se përfaqësues nga Këshilli Evropian i Investitorëve, Komisioni Evropian, Ambasadat dhe Akademia, e cilësuan këtë strategji si moderne dhe të qartë, duke shprehur mbështetje të plotë dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përfundon numërimin

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?