KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rozeta Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet
Ekonomi

​Rozeta Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet

Kosova News
Kosova News 17:47 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se janë duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale, ku do të ketë vendosje edhe të disa masave shtesë.

Në debatin parlamentar për rritjen e çmimeve, ajo ka pohuar se çmimet e naftës janë më të larta se sa ato që janë importuar.

“Kemi spekulantë të ndryshëm në tregun tonë. Ne do të sigurojmë që të kemi sa më shumë konkurrencë të shëndoshë dhe treg të shëndoshë. Dhe aq më shumë nafta për shembull është importuar 1 litër për 1,52 centë dhe është shitur 1,84 centë, prandaj qeveria duhet të veprojë”, ka deklaruar ajo.

Ministrja Hajdari shtoi se mos përshtatja e çmimeve të naftës e sjell mundësinë ligjore që qeveria të veprojë me aktin e vetëm nënligjor. Ajo theksoi se janë duke analizuar situatën e çmimeve për çdo produkt esencial.

“Jemi duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale me kontrolle të shpeshta të tregut nga Inspektorati Qendror i tregut në bashkëpunim me ATK-në dhe së bashku me inspektorët komunalë. Jemi duke parashikuar edhe masa shtesë, sipas mundësive dhe për shkak të situatës që është e jashtëzakonshme për t’i mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë ajo.

Ministrja Hajdari tha se kanë punuar në formalizimin e naftës, meqë siç tha ajo që ka pasur edhe shumë raste të ryshfetit.

“Kam gjetur 700 pika të pa formalizuara të karburanteve, të shitësve me pakicë të naftës. Prej 700 pikave ishin vetëm 200 pika të regjistruara dhe 500 tjera të paregjistruara. Pse? Sepse kishte munguar Ligji i Naftës. Kishte munguar formalizimi i nevojshëm për këto pika të karburanteve dhe aq më shumë, sipas Ligjit për Lejet dhe Licencat nuk ishte aplikuar si duhet për t’i faturuar për regjistrim këto pika të karburanteve të naftës. Vetëm 50 euro janë faturuar 3000 euro, dhe aq më shumë janë faturuar 3000 euro të tjera në xhepa”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, kanë vijuar kritikat nga ana e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

“Kthjelluni ministre, se nuk jeni në tokë të bukës! Ti mund të zgërdhihesh, siç je duke u zgërdhirë, sepse kjo është qasja juaj. Që nga themelimi i kësaj qeverie, çdo problem që trajtohet në Kuvend, ju zgërdhihuni. Ju qeshni nën dhëmbë, sepse familjarët e juaj jetojnë në shtete evropiane”, ka deklaruar ajo. /KP/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim

Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti për shtesat e lehonave: Në të kaluarën s’merrnin asnjë cent

TAGGED: çmimet, Hajdari, masat
Kosova News 30/06/2022 30/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?