Një rikthim i Neymar të Barcelona do të bënte bujë të madhe.
Braziliani u largua nga skuadra katalanase në vitin 2017 për tu transferuar te PSG, për një shifer rekord, mbi 200 milionë euro.
33-vjeçari aktualisht luan aty ku e nisi karrierën si futbollistë, te skuadra braziliane, Santos ku u transferua në janar të këtij viti,
Por sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Neyamr do të donte vërtet të kthehej në Barcelonë. Nëse e thërrasin, ai do të jetë gati të kthehet nesër në mëngjes.
“Klubi aktualisht, megjithatë, po shikon lojtarë të ndryshëm. Është thjesht dëshira nga ana e lojtarit tani”, raporton Fabrizio.