KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rohde: Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin – Gjermania e gatshme për të nxitur anëtarësimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE
Politikë

Rohde: Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin – Gjermania e gatshme për të nxitur anëtarësimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kosova News
Kosova News 17:43 -20/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se procesi i Berlinit, po kthehet sërish në Berlin dhe tani do të kryesohet nga kancelari Olaf Scholz.

Rohde tha se ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nesër do të shkojnë në Berlin për të diskutuar për disa tema.

“Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin, i kryesuar nga Gjermania dhe i organizuar nga kancelari, Olaf Scholz. Gjatë ditës së nesërme, ministrat e brendshëm, të jashtëm dhe të energjisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë luftimin e krimit të organizuar, tregu i përbashkët rajonal dhe agjenda e gjelbër”, ka shkruar Rohde përmes një postimi në Twitter, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “është thelbësore të shfrytëzohet kjo mundësi, të ndërmerren hapa të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete në mënyrë që të sjellë përfitime për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

- Reklamë -

“Gjermania është e vendosur fort për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces dhe është e gatshme të marrë drejtimin për të nxitur sa më shpejt anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian!”, ka shkruar Rohde.

Ambasadori Rohde para disa muajsh ka thënë se kancelari gjerman po e promovon Procesin e Berlinit, sepse e kanë filluar ata, mirëpo shton se nuk do të kritikojnë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Por, ngrit pyetjen nëse do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, sepse siç tha ai, “për momentin kjo nuk po duket e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”.

“Në të gjitha vizitat e tij gjatë javës së kaluar, Kancelari ka qenë i qartë që dëshiron ta ringjallë Procesin e Berlinit, dhe e tha këtë edhe në konferencën për shtyp që u mbajt këtu. Së dyti, këto nuk janë vetëm fjalë por vepra konkrete për konferencën që do të ftohet e veçanërisht rreth çështjeve që duhen diskutuar për tregun regjional”, tha ai.

Procesi i Berlinit është një iniciativë diplomatike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për normalizimin dhe ringjalljen e marrëdhënieve rajonale në fushën e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve rinore dhe si parapërgatitje për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Nisma, e mbështetur dhe nga Komisioni Evropian, u ndërmor më 28 gusht të vitit 2014 nga ish-kancelarja Angela Merkel nën prezencën e kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Disa nga sukseset më të rëndësishme të këtij procesi janë marrëveshja për heqjen e çmimeve roaming, krijimi i korridoreve të gjelbra të transportit për të përshpejtuar procedurat kufitare, themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe marrëveshja për krijimin e një tregu të përbashkët.

E ndryshe nga ky proces, tri vende ballkanike kanë themeluar ‘Open Ballkan’, Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, por nuk ka marrë mbështetje nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Kjo e fundit ka përkrahur që në fillim Procesin e Berlinit.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 20/10/2022 20/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?