KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Kosova thellon bashkëpunimin me SHBA-në në energji dhe në miniera
Politikë

Rizvanolli: Kosova thellon bashkëpunimin me SHBA-në në energji dhe në miniera

KosovaNewss
KosovaNewss 17:54 -01/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, znj. Artane Rizvanolli, e përmbylli vizitën në Uashington DC me takime në Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit, ku u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për ta thelluar atë, veçanërisht në fushën e gazifikimit të thëngjillit dhe sektorin minerar.

Në takimin me Ndihmëssekretarin në detyrë për Zyrën e Çështjeve Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë, z. Tommy Joyce u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndër-qeveritar dhe me kompani amerikane, duke pasur parasysh objektivat e përbashkëta dhe projektet aktuale në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për teknologjinë e gazifikimit të thëngjillit, ku Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara dhe kompanitë amerikane kanë përvojë dhe rezultate të dëshmuara.

Ministrja Rizvanolli shprehu përkrahjen për punën që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën për të ndihmuar pavarësimin e Evropës nga gazi rus dhe theksoi se megjithëse Kosova nuk ka infrastrukturë të gazit, edhe Kosova ndikohet nga zhvillimet në rajon e Evropë përmes ndikimit në çmime të importit, prandaj siguria energjetike e secilit shtet evropian do të thotë më shumë siguri edhe për Kosovën.

Në takimin me Zëvendës ndihmëssekretarin në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, z. Daniel Lawton u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve që bazohet në parime e vlera të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në sektorë me rëndësi strategjike, si energjia dhe minierat.

Ministria Rizvanolli shprehi falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin e dertanishëm, duke përfshirë vendimin e administratës së Presidentit Trump për ta vazhduar Programin Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjëçarit (MCC) për Kosovën. Ministrja theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë përqendrim të veçantë gjatë këtij mandati edhe në sektorin minerar, ku me këtë rast kërkoi përkrahje dhe thellim të bashkëpunimit edhe në këtë fushë, paralelisht me bashkëpunimin e shkëlqyer në sektorin e energjisë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime

KosovaNewss 01/03/2026 01/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?