Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës e ka rishpallur thirrjen publike për mbështetje financiare për projekte te Organizatave Jo-Qeveritare!
Me rastin e rishpalljes, ABGJ u ka bërë thirrje për aplikim organizatave jo qeveritare, të regjistruara në Republikën e Kosovës mandati i të cilave është i fokusuar dhe profilizuar në fushën e fuqizimit ekonomik të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Organizatat kanë afat për aplikim deri më 16 tetor 2023 në ora 15:30.
Për më shumë informata rreth thirrjes, i gjeni më poshtë dhe linkun e ueb faqes zyrtare të ABGJ:
FTESA PËR SUBVENCIONIM PËR ORGANIZATAT JO QEVERITARE nga ABGJ


