KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rikthehet përkrenarja e artë 2,500-vjeçare e vjedhur në Holandë/ Simbol i trashëgimisë në Rumani
Botë

Rikthehet përkrenarja e artë 2,500-vjeçare e vjedhur në Holandë/ Simbol i trashëgimisë në Rumani

Kosova News
Kosova News 18:14 -02/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një përkrenare e artë e paçmuar, e vjedhur rreth një vit më parë nga një muze në Holandë, është gjetur dhe i është kthyer autoriteteve, duke i dhënë fund një prej rasteve më të bujshme të grabitjes së artit në Evropë.

Artefakti 2,500-vjeçar, i njohur si përkrenarja e artë e Coțofenești-t, konsiderohet një simbol i rëndësishëm kulturor për Rumaninë. Ajo ishte dhënë me hua në Muzeu Drents kur u vodh së bashku me disa objekte të tjera me vlerë.

Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2025, kur një grup grabitësish përdorën fishekzjarre për të depërtuar në muze dhe për të thyer vitrinat, duke u larguar me përkrenaren dhe tre byzylykë ari. Rasti shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare dhe presion të vazhdueshëm nga autoritetet rumune për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tre persona janë aktualisht në gjyq për vjedhjen, por deri më tani kanë zgjedhur të heshtin përpara gjykatës. Sipas ekspertit të njohur të artit Arthur Brand, rikuperimi i përkrenares u bë i mundur falë bashkëpunimit mes tij dhe policisë holandeze, të cilët përdorën rrjetin e kontakteve për të bindur të dyshuarit që ta dorëzonin objektin.

Brand u shpreh se kishte qenë pothuajse i sigurt që përkrenarja nuk ishte shkrirë, duke qenë se arrestimet u kryen vetëm pak ditë pas vjedhjes. Ai vlerësoi gjithashtu punën e autoriteteve në Holandë si vendimtare për rikthimin e këtij thesari historik.

Sipas raportimeve të The Guardian, presioni nga Rumania kishte qenë i madh gjatë gjithë hetimit, me kërkesa të vazhdueshme për zbulimin e vendndodhjes së objekteve të vjedhura.

Rikthimi i përkrenares konsiderohet një sukses i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe një lehtësim për autoritetet dhe publikun rumun, për të cilët ky artefakt përfaqëson një pjesë të çmuar të historisë kombëtare.  / abcnews.al /

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 02/04/2026 02/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?