KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rikthehen kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Siguri

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Kosova News
Kosova News 08:42 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore. Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.

Udhëtarët që e shfrytëzojnë pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht do të bëhet përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve. Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Nuk kam shumë njohuri megjithatë po më befasoni, ky kufi s’duhet të jetë fare, as kontroll as pa kontroll, nuk e di çfarë situate është, do të provojmë, por kanë bërë keq, nuk kanë bërë mirë, nuk e njoh këtë kufi në kuptimin e kufijve. Ne jemi së bashku këtu, Shqipëri jemi”, tha qytetari Kadri Kryeziu.

“Nuk duhet të ketë kufi fare këtu pasi ky kufi nuk është natyral, është kufi i vendosur nga një armik që e kemi pasur me herët, kështu që nuk duhet të ekzistojë”, tha qytetari tjetër Hasan Gigollaj.

Pothuajse gjatë gjithë vitit udhëtarët thonë se nuk kanë pritur gjatë në kufi, ndërsa kontrollet i shohin normale.

Nga e premtja pasdite, të shtunën, të dielën dhe ditëve të festave, lëvizja e automjeteve në Vërmicë është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Kosova News 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?