KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rikonfirmohet bashkëpunimi i fuqishëm i Kosovës me Presidencën Suedeze të Këshillit të BE-së
Politikë

Rikonfirmohet bashkëpunimi i fuqishëm i Kosovës me Presidencën Suedeze të Këshillit të BE-së

Kosova News
Kosova News 16:18 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë vizitës zyrtare në Stockholm, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në një drekë pune nga Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë, Jessika Roswall me të cilën biseduan për procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se javën e kaluar, Rosswall ishte nënshkruese e aktit të liberalizimit të vizave të Kosovës, i cili përmbylli një rrugëtim të gjatë dhe shënoi finalizimin e këtij procesi.

Ajo e uroi dhe njëherë zëvendëskryeministrin në këtë arritje për Qeverinë, vendin dhe qytetarët si dhe në suksesin për hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi për fjalët e konsideratën, duke shprehur se Kosova ka synim e objektiv integrimin e plotë në institucionet e strukturat evropiane.

‘’Angazhimi ynë është serioz dhe puna jonë vijon në kuadër të objektivave strategjikë të vendit që e shohin Kosovën pjesë të familjes së gjerë evropiane’’, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Tutje thuhet se siguria, qëndrueshmëria, prosperiteti, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit janë prioritetet e Presidencës Suedeze të Këshillit të BE-së, dhe Kosova përfaqëson pikërisht këto vlera dhe punon për arritjen e këtyre standardeve.

“Në këtë frymë të përbashkët, u rikonfirmua bashkëpunimi i fuqishëm i Kosovës me Presidencën Suedeze të Këshillit të BE-së.

Demokracitë liberale, ku kombinohen sovraniteti i popullit dhe respektimi i të drejtave e lirive individuale është gjithashtu ajo që e karakterizon Bashkimin Evropian. Këto vlera janë ato për të cilat aspiron vendi ynë. Puna dhe arritjet në dy vitet e fundit, janë tregues i zhvillimit të Kosovës dhe përparimit në këtë trajektore. Si Qeveri besojmë se Kosova meriton të arrijë hapa të tjerë të rëndësishëm drejt integrimit evropian”.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se në takim u theksua nga zëvendëskryeministri Bislimi se aplikimi për anëtarësim i 15 dhjetorit të vitit të shkuar ka qenë vetëm pikënisja, e tashmë duhet të ecim tutje drejt hapave vijues, e të cilat janë marrja e pyetësorit dhe më pas statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Kosova dhe strukturat koordinuese të integrimit evropian brenda institucioneve tona, janë të gatshme për këtë proces.

Vizita në Stockholm e Bislimit, vijoi edhe me takimin e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson.

Rrugëtimi i Kosovës në proceset e integrimit evropian ishte në fokus të diskutimeve. Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi zhvillimet pozitive evropiane për Kosovën si liberalizimi i vizave, kalimi i etapës së parë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe nevojën për të ecur tutje në fazat e ardhshme me aplikimin për anëtarësim në BE, të cilat do ishin fillimisht marrja e pyetësorit e më tej statusi i vendit kandidat.

Vendi ynë ka shfaqur dhe treguar përkushtimin ndaj vlerave evropiane e vullnetin për të avancuar drejt standardeve evropiane. Orientimin e Kosovës e dëshmuan më së miri Raporti për Vendin i Komisionit Evropian i vitit të kaluar e poashtu dhe rankimet e vazhdueshme pozitive e në rritje të vendit në indekset ndërkombëtare si Transparency International, World Justice Project, V-Dem Democracy Index, Freedom House e shumë të tjera. Ata shfaqën avancimin e Kosovës në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimi i ligjit, demokratizimi, zhvillimi ekonomik e mbrojtja e të drejtave kolektive e lirive individuale.

7 vite pas nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e reformave dhe agjendës evropiane. Vetëm në dyvjeçarin e fundit, është arritur miratimi i numrit më të lartë ndonjëherë të projektligjeve të reformave në kuadër të Integrimit Evropian.

Si vendi me përkrahjen më të madhe ndaj integrimit në strukturat evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e shtyrë nga forca, vullneti dhe energjia e një popullate me moshë mesatare të re, Kosova është gati të bëjë hapa të rëndësishëm dhe solid në integrimin brenda familjes evropiane.

Në këtë takim si dhe përgjatë vizitës dhe qëndrimit në Stockholm, zëvendëskryeministri Bislimi u shoqërua nga Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?