KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rihapet shkolla “Ahmet Gashi” pas renovimit – Donacion nga Ambasada amerikane
Arsim

Rihapet shkolla “Ahmet Gashi” pas renovimit – Donacion nga Ambasada amerikane

Kosova News
Kosova News 12:09 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Prishtinë, të martën u mbajt ceremonia e hapjes së saj. Ky renovim është donacion nga Ambasada amerikane në Kosovë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se si Qeveri e MASHT, prioritet i tyre është përmirësimi i kushteve dhe cilësisë në fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se ky gjimnaz me dekada ka përgatitur të rinjtë e te rejat.

“Ky gjimnaz me dekada ka përgatit të rinjtë e te rejat për t’u dhënë atyre një bazë të fortë. Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën e shkollave. Qeveria dhe MASHTI do të vazhdojnë të mbështesin nisma të tilla”, ka thënë Nagavci.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kjo ndihmë simbolizon edhe partneritetin e Kosovës me SHBA, partneritet që sipas tij do të vazhdoj që të rritet.

Renovimi i shkollës së mesme “Ahmet Gashi” në Prishtinë, Nagavci: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor

“Ky është kontributi i dytë i madh që është dhënë për këtë shkollë nga qeveria amerikane. Siç e dini kjo shkollë ka pasur nevojë për ndryshime dhe përmirësime rrënjësore që të ju mundësoj mësimdhënësve dhe për nxënësit. Shkolla do t’u ofroj nxënësve hapësirë më të sigurt dhe të pastër. Ndër prioritetet e Ambasadës amerikane në Kosovë është mbështetja e kosovarëve të rinj. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e shkollës por simbolizon edhe partneritetin e Kosovës me SHBA. Kemi mundësin që të kemi një partneritet i cili do të vazhdoj që të rritet”, u shpreh ambasadori.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se si kryeqytet janë të fokusuar që të investojnë në arsim.

“Ky renovim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet të përbashkët në rolin e transformimit të arsimit. Kontributi i ambasadës amerikane sigurojnë që nxënësit tanë ti kenë kushte e duhura. Në Prishtinë jemi të përkushtuar që të investojmë në arsim. Po investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë. Me ndihemi e aleatëve tanë ne po hedhim themelet për një të ardhmen më të ndritur për fëmijët tanë”, ka thënë ai.

E Drejtori i Shkollës, Haxhi Meta, tha se është falënderues ndaj ambasadës amerikane dhe popullit amerikan, për ndihmat që është duke vazhduar për qytetarët e Kosovës që nga paslufta.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?